Suudi Arabie

Ekspertët hedhin poshtë pretendimet e gabuara të historianit egjiptian

Komisioni  për Turizmën dhe Trashëgimi  Kombëtare  i  Arabisë Saudite (SCTNH) ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga një historian egjiptian në lidhje me historinë e Gadishullit Arabik dhe civilizimet e saj të cilat datojnë që 3000 vjet para Epokës së Re apo para hz. Isa (Krishtit).

Në një video të regjistruar në një seminar në Marok, shkrimtar egjiptian dhe historian, Jusuf  Zeidan, tha se kurrë nuk ka pasur civilizim në Gadishullin Arabik dhe se qytetërimet  arabe ishin të kufizuara në  Fez, Damask dhe Bagdad, jo në Gadishullin Arab .  

Jusuf Zeidan shtoi se populli  në qendër të Gadishullit Arab nuk ishte i njohur për gjuhën arabe sepse gjuha arabe,  sipas tij, erdhi nga Jemeni. Ai tha se kurrë nuk kishte pasur ndonjë dijetar  arab nga Gadishulli Arabik.

Në përgjigje të deklaratave të  Jusuf Zeidanit,  Komisioni  për Turizëm dhe Trashëgimi  Kombëtare  i  Arabisë Saudite ( SCTNH)  tha Meka ishte vendi ku u zhvillua gjuha arabe  nga ku gjuhët nga veriu dhe ato nga jugu u bashkuan.  

Sipas Komisionit  për Turizmën dhe Trashëgimi  Kombëtare  i  Arabisë Saudite   (SCTNH), studimet kanë treguar ekzistencën e lidhjeve ndërmjet Gadishullin Arabik, Mesopotamisë, Levantit dhe Egjiptit nga rreth 3000 para Epokës së Re.

Komisioni  për Turizmën dhe Trashëgimi  Kombëtare  i  Arabisë Saudite (SCTNH) ka konfirmuar se një numër i rrugëve të rëndësishme tregtare të hershme ishin në qendër të Gadishullit Arabik. Gadishulli Arabik ishte gjithashtu atdheu i  Mbretërisë Kindah, ekzistenca e të cilit daton nga shekulli i dytë  para Epokës së Re.

Komisioni  për Turizmën dhe Trashëgimi  Kombëtare  i  Arabisë Saudite (SCTNH) ka thënë se pretendimet historianit nga Egjipti Jusuf Zeidan në  lidhje me civilizimin e banorëve të Gadishullit Arabik është një përpjekje për të injoruar  faktet në lidhje me gjuhën arabe  e cila përdoret nga miliona arabë  sot. 

Përgjigja e Komisionit  për Turizëm dhe Trashëgimi  Kombëtare  i  Arabisë Saudite ( SCTNH) u shoqërua me një numër të reagimeve në Twitter, ku pjesa më e madhe i kritikun pretendimet e historianit nga Egjipti, Jusuf Zeidan.

Studiuesi  dhe antropologu  nga Arabia Saudite,  Eid Al-Jahja, ka reaguar ndaj pretendimeve të historianit Jusuf Zeidanit në emisionin Tafauulkum në  Al-Arabija. Ne nuk do të kishim gjuhën arabe pa popullin e Gadishullit Arabik dhe civilizimet e tyre, tha ai.

Ai gjithashtu tha se historiani  egjiptian Jusuf  Zeidani nuk ka njohuri  për Gadishullin Arabik.

Një nga reagimet në Twitter ishte regimi nga nga poeti  Sultan Ali Amimi, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.  Ai gjithashtu vuri në dyshim njohuritë e Jusuf Zeidan-it dhe përmendi  shkrimin më të të vjetër arab  i cila daton në shekullin e pestë, u zbulua në veri të Nexhranit, në atë vend që tani është Arabia Saudite. Ai tha se historianit Jusuf Zeidan  i mungon  informacioni  dhe njohuria për Al-Khali  Al-Farahidi, një nga dijetarër më të hershëm të gjuhës  gjuhës arabe që hartoi Fjalorin e parë të gjuhës arabe dhe  që ishte nga Gadishulli Arabik.

Burimi: Arab News