Siria

Siri: Terroristët e ISIS mbyllën internetin, konfiskuan pajisjet satelitore në el-Bab

Grupi terrorist i ISIS-it ka mbyllur rrjetin e internetit në qytetin e al-Bab në krahinën veriore të të Aleppo-s në Siri, , njoftuan burimet vendase të mërkurën.

Grupi ka thyer gjithashtu shtëpitë e civilëve dhe ka konfiskuat të gjitha pajisjet satelitore.

Ata [militantët e ISIS-it)  sulmuan shtëpitë në el-Bab dhe konfiskuan pajisjet satelitore. Gjithashtu, të gjitha internet kafetë  në qytet u mbyllën të mërkurën , tha aktivisti i medias lokale Abdulkerim al-Jusuf.

 Grupi ka forcuar masat e sigurisë brenda qytetit të el-Bab-it  dhe në hyrjet e tij. Askush nuk lejohet të largohet nga zona në asnjë rrethanë , ka thënë aktivisi i mediave Abdulkerim al-Jusuf.

Një burim tjetër në el-Bab tha se ka shqetësime se ISIS-i mund të përdorin civilët si mburoja njerëzore në rast se forcat siriane bëjnë ndonjë veprim për të sulmuar pozicionet e ISIS-it në el-Bab.