Kulturë

Ajetullah Arafi i ka uruar mirëseardhje matematikanit francez në Kum

Ajetullah Arafi i ka uruar mirëseardhje matematikanit të njohur francez, Dr. Pierre-Louis Lions, në selinë e Universitetit Ndërkombëtar al-Mustafa në Kum.

Në fillim të takimit, Ajetullah Ali-Reza Arafi, kreu i Seminarit Islamik Iranian i uroi mirëseardhje Pierre-Louis Lions, matematikan francez, në Universitetin Ndërkombëtar el-Mustafa dhe i tha:

Njerëzimi ka nevojë për mësimet fetare, që janë në

gjendje për të rritur bashkëveprimin dhe dialogun midis njerëzve në mënyrë që ata të arrijnë paqen dhe qetësinë në jetë.

Ajetullah Arafi  më tej tha se në Seminarin  Islamik në Kum, sistemi arsimor është i aftë për të promovuar ndërveprime të thella fetare me fetë e tjera dhe shtoi: Para  përhapjes të grupeve  terroriste në botë, kemi mbajtur takime të shumta me figura politike dhe   shkencore perëndimore dhe në ato takime ne gjithmonë  kemi paralajmëruar  se Perëndimi kishte filluar të bashkëveprojë me grupe të caktuara islame që përqafojnë ideologjive e dhunshme tekfiriste’.

Duke folur për Iranin si një vend më me ndikim  shkencore  në botë, Ajetullah Arafi pohoi: Ka departamente të ndryshme shkencore dhe filozofike në qendra akademike të Iranit të cilat janë aktualisht aktive dhe publikojnë një shumëllojshmëri të revistave  shkencore dhe filozofike, ata gjithashtu shqyrtojë  teoritë e ndryshme globale filozofike në kuptimin akademik.

Sipas Agjencisë Rasa, në fund të takimit, Ajetullah Arafi  shprehu gadishmërine e Seminarit  Islamik të Kum-it për të marrë pjesë në çdo formë të dialogut të përbashkët, të kërkimeve shkencore  si dhe takimet me universitetet perëndimore, duke përfshirë edhe Universitetin e Sorbonnes.

Ai më tej shtoi se Ngjarjet e trishtuara të kohëve të fundit  që ndodhën në Paris dhe vende të tjera perëndimore zbuluan natyrën brutale të ideologjisë së vehabistëve  dhe aleatëve të tyre. Ne vërtet shpresojmë që incidente të tilla do ta bëjnë Perëndimin që të rishikojë qëndrimin e tyre ndaj Botës Islame.   Kum-i  është një qytet i pasur në gjenerimin e ideve dhe teorive që burojnë  nga dijetarët e tij të mëdhenj,  duke promovuar ndërveprimet e organizatave botërore shkencore me studiues në Kum  që do të çojë në  zhvillime të mëtejshme.”

Duhet të theksohet se, Dr. Pierre-Louis Lions,  shprehu kënaqësinë e tij për  visitën në qytetin Kum dhe Universiteti Ndërkombëtar el-Mustafa, për  diskutimin e gjërave të përbashkëta dhe  nënshkrimin e Memorandumit pët  Bashkëpunim  me Universitetin Ndërkombëtar el-Mustafa.