Mesazhi falënderues i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik për sportistët iranianë
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamenei ka falënderuar dhe vlerësuar lart të gjithë sportistët, trajnerët dhe ata që i kanë dhuruar medalje Republikës Islamike të Iranit gjatë lojërave olimpike Rio-2016.
Në mesazhin e Ajetullah Hamenei drejtuar sportistëve iranianë thuhet:” Kampionët që duke fituar medalje gëzuan zemrat e popullit iranian, kampionët që për shkak të padrejtësive u privuan nga e drejta e tyre, të gjithë sportistët, vlerat e të cilëve nuk zbehen megjithëse nuk fituan, të gjitha femrat sportiste e në veçanti vajza me hixhab që duke fituar medalje shkëlqeu dhe nderoi të gjitha femrat iraniane, të gjithë trajnerët dhe funksionarët e sportit, ju uroj mirëseardhjen dhe ju falënderoj përzemërsisht për përpjekjet e bëra për ta përfaqësuar sa më denjësisht Iranin në lojërat olimpike.
“Lojërat Olimpike Rio-2016 filluan më 5 gusht 2016 dhe përfunduan më datë 21 gusht 2016. Karvani i sportistëve iranianë është quajtur “ karvani Imam Rizait (a.s.) ”. Ky karvan përbëhej nga 63 sportistëve në boks, tekaundo, pingpong, qitje me hark dhe me armë, xhudo, çiklizëm, not, mundje, peshëngritje dhe volejboll.
Në lojërat e 31-ta olimpike Rio-2016, karvani sportiv olimpik iranian duke fituar 3 medalje të arta, 1 argjendi dhe 4 bronzi u rendit i 25-ti në botë. Karvani olimpik i Iranit mori dy medalje ari në peshëngritje, një medalje ari, një argjendi dhe një bronzi në mundjen e lirë, 2 medalje bronzi në mundjen wrestling dhe një medalje bronzi në tekuando për femrat.
Kimia Alizadeh ka fituar medaljen e bronzit në kategorinë 57 kg në tekuando në Lojërat Olimpike Rio-2016 dhe është bërë femra e parë iraniane që ka fituar medalje në këto gara.
Sportistja 18-të vjeçare iraniane ngadhnjeu përballë Nikita Glasnoviç nga Suedia me rezultat 5 me 1.
“Unë shpresoja ta bëja historinë me një medalje të artë. E falënderoj Zotin që ma mundësoi të bëj historinë dhe të marrë medaljen e bronztë dhe në këtë mënyrë i kam hapur rrugën femrave tjera iraniane”, tha Alizadeh.
Ndërsa Komeil Kasemi sportist iranian i peshës 125 kg në mundje ka mundur të marrë medalje argjendi në lojërat olimpike Rio-2016. Në ndeshjen finale për peshat 125 kg, Kasemi u përball me rivalin e tij Taha Akagul nga Turqia i cili ka dy medalje ari në nivel botëror. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3 me 1 për mundësin turk dhe në këtë mënyrë Kasemi mori medalje argjendi.
Përpara se sa të arrinte në finale, ky mundës iranian është ndeshur me mundësit nga Kanadaja, Egjipti, Gjeorgjia dhe Amerika. Karvani olimpik i Iranit në lojërat olimpike Londër-2012 është renditur i 17-i në renditjen totale. Në lojërat olimpike Rio-2016 gjithsej kanë marrë pjesë 10 mijë e 444 sportistë nga 206 vende të botës. Karvani olimpik i Iranit garën e tij e përfundoi me ndeshjen e mundësit iranian Reza Jazdani në ditën e fundit të lojërave olimpike Rio-2016.
Burimi: IRNA