Kulturë

I dërguari i Japonisë në Irak i referohet Kur'anit për përparim

Ambasadori i Japonisë në Bagdad, Irak, Fumio Iwai
Ambasadori i Japonisë në Bagdad, Irak, Fumio Iwai

Ambasadori i Japonisë në Irak citoi një ajet të Kur'anit të Shenjtë si udhëzues për përparimin dhe zhvillimine Irakut.

Në një artikull të botuar në arabisht të martën, Fumio Iwai  iu referua pyetjeve të irakianëve në lidhje me sekretin e përparimit të Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe i bëri thirrje popullit të Irakut për të lexuar Kur'anin për të gjetur rrugën e zhvillimit, njoftoi Agjencia e Lajmeve  IRNA.

Pa dyshim, pavarësisht kushteve të vështira pas luftës dhe okupimit, udhëheqësit e Japonisë kishin  vendosshmërinë serioze për përparimin dhe lulëzimin e Japonisë, shkroi ai në artikull, duke vënë në dukje se vendosshmëria e fortë dhe besimi ishin kapitali i përbashkët i popullit japonez. 

Kjo është ajo që ajeti kur'anor jep këtë porosi:

… All-llahu nuk e ndryshon  gjendjen e një populli  për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.”, thotë ambasadori i Japonisë, në Irak, Fumio  Iwai, duke , duke cituar ajetin e e lartëpërmendur të Kur’anit.

(S.Er-Raad:11).

Më tej ai u kërkoi krerëve politikë irakianë për të bërë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për Irakun,  duke thënë se Japonia është e gatshme për bashkëpunim me Irakun në atë rrugë.

Burimi: IQNA News