Trupat e Irakut rifituan terren nga Isil-i
Trupat e Irakut të mbështetura nga helikopterë rifituan terren në qytetin verior, Sulejman Pek, 160 km. në veri të Bagdadit, kështu tha të premten kryetari i komunës.
Sipas kryetarit të qytetit, Talib
Muhammed të paktën 12 vetë u vranë nga ushtria. Talib Muhammedi i identifikoi
ata si anëtarë të të ashtuquajturit ' Shtetit Islam në Irak dhe Levant (
ISIL).
Ushtria është duke bërë
përparim të mirë në qytet , tha ai . Ne duhet të pranojmë se nuk
është një punë e lehtë sepse ka snajperist dhe bomba në anë të rrugës të
vendosura nga militantët, kështu janë të detyruara forcat ushtarake që të jenë
të ngadalshëm dhe vigjilent.
I ashtuquajturi ' Shtetit Islam në
Irak dhe Levant (ISIL) rifitoi terren në Irak gjatë vitit të kaluar,
veçanërisht në provincën perëndimore të Anbar-it, ku persona të armatosur morën
qytetin Falluxha në muajin e kaluar.
Ushtria e Irakut e ka rrethuar qytetin Falluxha dhe i
kanë kërcënuar militantën e ISIL-it që
t’i dorëzojnë armët e tyre deri të premten.
Forcat e policisë kontrollojnë
ndërtesat qeveritare, tha kryetari i
bashkisë së qytetit, përkundër përpjekjeve të përsëritura nga militantët për
t’i rimarrë, tha kryetari i komunës.
Forcat ushtarake të mbështetur
nga helikopterët janë duke kontrolluar tani rreth 70 përqind të qytetit dhe
persona të armatosur kanë filluan të largohen nga pozitat e tyre ,
tha Talib Muhammedi.