Ministri i Energjisë: Turqia do të vazhdojë importet naftës e gazit nga Irani
Ministri turk i Energjisë Taner Jildiz thotë se Turqia do të vazhdojë të importojë naftë dhe gaz nga Republika Islamike e Iranit.
Turqia importon një pjesë të
kërkesave të saj të energjisë nga Irani dhe do të vazhdojë të importojë naftë
dhe gaz nga Irani, tha Jildiz.
Ministri turk i bëri komentet në një
ceremoni që shënonte përvjetorin e 35-të të Revolucionit Islamik të Iranit në
Ankara, të martën në mbrëmje.
Ai tha se Irani dhe Turqia nënshkruan
një marrëveshje të gazit në vitin 1996, gjatë një vizite të ish- kryeministri
turk Nexhmedin Erbakan , duke shtuar se marrëveshja ishte një fillim i madh në
marrëdhëniet dypalëshe.
Ai e përshkroi Iranin dhe Turqinë si
dy vende të fuqishme të rajonit të Lindjes së Mesme dhe nënvizoi rëndësinë e
marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
Ministri turk shprehu shpresën për
zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran - Ankara, veçanërisht në sektorin
ekonomik dhe tregtar.
Muajin e kaluar, Taner Jildiz tha se
Turqia mund të dyfishojë importet e
gazit natyror nga Irani në qoftë se të dy vendet mund të bien dakord rreth çmimit.
Ne kemi diskutuar se si ne
mund të rrisim importet tona në 20 miliardë metra kub dhe mekanizmin e çmimeve
të nevojshme për këtë, tha Yildiz.
Irani, pas Rusisë, e ka vendin e
dytë në botë me rezerva më të mëdha në
botë të gazit natyror dhe është edhe furnizuesi i dytë më i madh i Turqisë me
gaz, pas Rusisë.
Gazit natyror i Iranit është me
rëndësi kyçe për Turqinë, si vendi që përdorë një pjesë të konsiderueshme të
gazit iranian të importuar për të gjeneruar energji elektrike.