Bahrein

Bahrejnasit demonstrojnë masovisht në Manama

Protestuesit bahrejnas kanë mbajtur një demonstratë masive anti-qeveritare në kryeqytetin Manama, pavarësisht prej masave të ashpra të vazhdueshme nga forcat e regjimit.


    Sipas Press TV, demonstrata e së shtunës u organizua nga grupi kryesor opozitar al-Vefak, një ditë pas protestave u shënua përvjetori  tretë i kryengritjes kundër regjimit të Al Khalifas.


     Më parë gjatë ditës, forcat e regjimit kanë gjuajtur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demonstruesit në disa qytete dhe fshatra, duke përfshirë Xhad Hafs, Diraz dhe el-Nabih.


      Të premten, disa demonstrues të tjerë u plagosën dhe me dhjetra tjerë u arrestuar nga forcat e sigurisë.


     Forcat e regjimit kanë arrestuar edhe rreth 30 protestues në disa fshatra rreth Manamas më 13 Shkurt 2014, me akuza si  nxitës të trazirave dhe të vandalizmit.