İran

E veçanta e Revolucionit Islamik në Iran

Imam Humeini ( mëshira e Zotit qoftë mbi shpirtin e tij ) ka thënë:      Revolucioni Islamik është i ndryshëm nga revolucionet tjera në tri aspekte: Forma e revolucionit, metoda e fushatës dhe objektivat Juram Abdullah Weiler ka shkruar një artikull përshkrues për  Revolucionin Islamik të Iranit.

 

     Juram Abdullah Weiler është një shkrimtar i pavarur dhe kritik politik që ka shkruar dhjetëra artikuj mbi Lindjen e Mesme dhe politikën e SHBA. Një i konvertuar në Islam, ai aktualisht shkruan për të ardhmen e Islamit, drejtësinë sociale, ekonominë dhe politikën e cila fokusohet në rolin e dëmshëm që ka luajtur SHBA në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Artikulli i tij është marrë nga faqja e internetit Press TV.

 

       Mbi 35 vjet më parë, Irani, udhëheqës në Lindjen e Mesme, siç është edhe tani, ka përvojën e parë në zgjimin Islam në rajon. Largimin e  një diktatori  të ngulitur me mbretëri që gëzonte mbështetjen e SHBA, qytetari i Iranit arriti të kryejë një revolucion në masë të madhe jo të dhunshëm, duke e përmbysur regjimin shtypës të Muhammed Riza Pahlavit dhe krijimin e një republike të veçantë Islame. Sot, Irani është një sukses i vetëm në rajonin e Gjirit Persik, duke e vendosur veten si një ishull stabiliteti pat thënë gabimisht ish- presidenti amerikan Jimmy Carter, më 31 dhjetor 1977.

 

       Çfarë është ajo që e bëri këtë ngjarje të veçantë në fund të shekullit  20-të ? Revolucioni ishte një reagim i ashpër kundër një autokrati të përkrahur nga politikat perëndimore të cilat e kanë dëmtuar qëllimisht kulturën dhe vlerat e Iranit dhe i ka privuar ata nga identiteti i tyre fetar dhe kulturor, kështu e shpjegoi Ambasada e Iranit në Kopenhagë në një deklaratë për shtyp. Por në mënyrë të qartë , Revolucioni Islamik në Iran nuk ishte i jashtëzakonshëm në këtë drejtim, duke qenë vetëm një nga revolucionet kundër diktatorëve të përkrahur nga perëndimoret, siç janë dy shembujt e kohëve të fundit të cilat janë përmbysja e Husni Mubarakut në Egjipt dhe Zine El Abidin bin Ali në Tunizi. Sigurisht, se një monarki 2500 – vjeçare e  mbështetur nga forca ushtarake e SHBA do të bien pas një dite e  gjysmë luftime në rrugët e Teheranit është në vetvete i mrekullueshëm, por ndoshta tri atributet e kombinuara i kanë dhënë Revolucionit iranian një paraqitje të veçantë, të papritur, zhvillim të shpejtë dhe përkrahje të paparë popullore.  

 

     SHBA dhe aleatët e saj perëndimor u kapën tërësisht në befasi nga Revolucioni Islamik në Iran, siç ishte, me sa duket, edhe ish- Bashkimi Sovjetik dhe KGB e saj. Në nëntor të vitit 1977, gjatë një vizite nga  shahu i Iranit në Shtëpinë e Bardhë, ambasadori i SHBA në Iran, William Sullivan shprehu habinë duke i parë studentët iranianë dhe amerikanë kur protestonin kundër regjimit Pahlavi, duke mbajtur postera të Ajetullah Humeinit. Në raportin e tij  vjetor,  të vitit 1977,  ambasadori britanik në Iran, Anthony Parsons  ka këshilluar se pavarësisht të mospajtimit politik në Iran, ai arriti në përfundimin se kjo do të ishte jo kërcënim për stabilitetin themelor. Gjashtë muaj para fitores së Revolucionit Islamik në Iran, CIA raportoi se Irani nuk ishte në situatë revolucionare apo një një gjendje ”pararevolucionare”.  Më 28 tetor 1978, gati dy muaj pas masakrës të Premtes së Zezë, më 8 Shtator, në vendin që njihej si  Sheshi Zhaleh dhe tani quhet “Sheshi i Dëshmorëve “ në Teheran, Agjencia e Mbrojtjes dhe Inteligjencës  njoftoi se shahu pritet të mbetet në mënyrë aktive me fuqi edhe gjatë dhjetë viteve të ardhshëm.

 

      Më 30 nëntor,  kryetari i Amerikës, Karter me besim të plotë tha:  “Ne kemi besim në shahun i cili ka për të ruajtur stabilitetin në Iran, për të vazhduar procesin e demokratizimit, dhe gjithashtu për të vazhduar me ndryshime progresive në strukturën shoqërore dhe ekonomike të Iranit. Edhe më vonë, më 12 dhjetor 1978, vetëm një muaj para se shahu të ik nga Irani, Karteri kishte besim tek ai për ruajtjen e stabilitetit të monarkisë iraniane. “ Unë plotësisht pres që shahu ka për të ruajtur pushtetin në Iran.”

 

     Para vitit 1978, pak pritej se një revolucion do të ndodh në Iran, duke përfshirë edhe ata individë dhe organizata që ishin më aktive në protesta. Represioni nga regjimi Pahlavi, i cili, siç u tha në një raport të të Kryqit të Kuq, në vitin 1978, kishte mbi 3.000 të burgosur, në 18 burgje, 124 prej të cilëve kishin vdekur nga torturat. Megjithatë, kjo situatë ndryshoi shpejt pas lajmeve se Mustafai, djali i Imam Humeinit, i cili jetonte në mërgim me babain e tij në Naxhaf, Irak, kishte vdekur papritmas më 23 tetor, 1977, në rrethana misterioze, pas një vizite nga dy iranianë të paidentifikuar. Dyshohet se ata kanë qenë agjentë të regjimit Pahlavi. Me të dëgjuar lajmin, studentët e Seminarit në Kum menjëherë filluan në mënyrë të ngutshme të kërkojnë leje nga mësuesit e tyre për të organizuar mitingje dhe protesta kundër shahut në ditën e 40-të të zisë për Sejjid Mustafa Humeinin në dhjetor.

 

     Ajo që ndodhi më pas ishte një zgjim i madh islamik në mesin e iranianëve gjatë periudhës nga vdekja e parakohshme e Sejjid Mustafa Humeinit deri në ditën e 40-të të zisë së tij. Në një fjalim në Nexhef më 12 nëntor, gjatë riteve të zisë për djalin e tij Mustafa, Imam Humeini deklaroi , Populli, autoritetet fetare, akademikët, punëtorët, fermerët, burrat dhe gratë - të gjithë janë të zgjuar . Kjo situatë u përflakë nga  shahun kur ai dha miratimin e tij për botimin e një editoriali, i cili u publikua në gazetën Ettela'at më 7 janar 1978. Fyerja ndaj Imam Humeinit në editorial duket se ka shkaktuar që ulematë të veprojnë, të  organizojnë popullin iranian për një revoltë popullore kundër regjimit të Pahlavit.

 

      Më 8 dhe 9 janar studentët hynë në grevë, pazaret u mbyllën dhe papritmas, mijëra iranianë dolën në rrugë në protesta të cilat u përhapën si një flakë e tërbuar në të gjithë Iranin. Pas raporteve se forcat e sigurisë të Shahut kishin qëlluar dhe vrarë një numër të madh  të studentëve protestues në Kum, madje edhe më shumë demonstrues dolën në rrugë në të gjithë vendin, ndërsa udhëheqësit fetarë bënë thirrje për protesta në ditën e 40-të të zisë për dëshmorët e Kumit. Në çdo demonstratë të njëpasnjëshme, iranianët u martirizuan, kjo shkaktoi zemërim por edhe thirrje për më shumë protesta në çdo ditë përkatëse deri në ditën e 40-të duke rezultuar në rritjen, shkallëzimin e pjesëmarrjes publike gjithnjë në rritje në vitin 1978. Shahu më në fund iku nga Irani më 16 janar, 1979, pak më shumë se një vit pas protestave në Kum të datës 8 dhe 9 janar të vitit 1978.

 

      Ndoshta, nga të gjithë faktorët e tjerë që kontribuan në veçantin e Revolucionit Islamik në Iran ishte madhësia e përkrahjes popullore. Në atë kohë, ambasadori britanik në Iran Anthony Parsons, i cili u mahnitë nga masat popullore që përkrahën revolucionin, ai vëzhgonte  nga dritarja e zyrës së tij në Teheran , rruga është e gjerë, por ajo është e mbushur nga trotuari në trotuar dhe nga lart poshtë aq sa syri mund të sheh për një periudhë prej tre ose katër orë.

 

    Vlerësimet mesatare të pjesëmarrjes së publikut në protestat e  Teheranit më 10 dhjetor ishin deri në dy milion. Kombinuar me vlerësimet e besueshme të protestave në Isfahan, Mashhad, Kum, Shiraz dhe qytete të tjera të Iranit, është mjaft e mundshme që deri në 9 milion iranianë - gati 25 për qind e popullsisë - protestuan kundër sundimit despotik të Shahut në ato dy ditë, duke e bërë  këtë si ngjarja më e madhe e protestave në histori.

 

    Si mund të llogaritet ky sukses i veçant i Revolucionit Islamik në Iran ? Sipas Kurzmanit, të gjitha teoritë që përpiqen për të shpjeguar dhe , në mënyrë retroaktive e parashikojnë praninë e revolucionit në pesë kategori: ushtarake, politike, ekonomike, organizative dhe kulturore ose fetare. Kur kjo aplikohet në Iran, atëherë shpjegimet në katër kategoritë e para nuk do të parashikonin plotësisht ndodhjen, ngjarjen, zhvillimin e shpejtë dhe mbështetjen e paparë popullore. Dijetarët perëndimorë, gjithashtu, refuzojnë kategorinë e pestë, por një vështrim më i kujdesshëm tregon refuzimin si një shkak i shtrembëruar perëndimor, e  cila e sheh fenë si një kategori sui generis.

 

      Shpjegime ushtarake pohojnë se revolucioni u shkaktua nga dështimi i shahut për të shtypur protestat me fuqi të mjaftueshme, pa marrë parasysh goditjen e Shahut në shenjë proteste pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në nëntor 1977.

 

     Shpjegimet politike mbajnë qëndrimin se fushata e Karterit për të drejtat e njeriut dhe programet e liberalizimit të shahut çoi në revolucion, por dështuan në parashikimin e rritjes së protestave në vijim edhe pasi shahu i shtypi ato në muajin nëntor të vitit 1977.

    Duke e bazuar mohimin e tyre mbi një kërkesë që shumica e iranianëve nuk arriti t'i përgjigjet thirrjes për protestë të Imam Humeinit në muajin nëntor 1977  deri në mes të vitit 1978, studiuesit perëndimorë e kundërshtojnë fenë ( ose kulturën siç do të thoshnin laikët ) ose ata përpiqen për të lënë mënjanë atë  dhe nxitojnë për të gjetur një shpjegim laik për suksesin e Revolucionit Islamik.

    Pra, për shkak të vonesës kohore gjashtë –mujore, dijetarët sekularistë refuzojnë shpjegim të arsyeshëm në përputhje me kronologjinë e ngjarjeve revolucionare të vëzhguara.

 

   Ne kemi shembull Profetin e Islamit (a.s.) të cilit i është dhënë  kohë 23 vjet për të përmbushur misionin e tij në tokë, por disa studiues perëndimorë me sa duket mendojnë se Imam Humeini duhet të kishte kryer misionin e tij në Iran në më pak se gjashtë muaj. Kjo logjikë rezulton nga refuzimi nga ana e dijetarëve perëndimorë për të parë fenë si një pjesë integrale e jetës, e jo si një kategori sui generis.

 

   Ka një hadith në Bihar al- Anvar ku Imam Musa Kazimi (a.s.) thotë: Një njeri nga Kumi do të ftojë njerëzit në rrugën e drejtë. Një grup i njerëzve do të mblidhen rreth tij që janë me vullnet të hekurt dhe të vendosur. Shtrëngata të forta nuk do t’i pengojnë ata as lufta, sepse janë duke u mbështetur në Allahun nga i Cili presin fitoren, shpëtimin. Vërtet, Imam Musa Kazimi (a.s.) këtu i referohet Imam Humeinit dhe popullit të Iranit që ndihmuan atë për të arritur fitoren në vitin 1979 dhe për të krijuar e Republikës Islame të Iranit.