Gazetari saudit dënohet me 12 vjet burg
Një gazetar në Arabinë Saudite është dënuar me 12 vjet burg për diskreditimin e mbretërisë.
Të martën, një gjykatë penale në
kryeqytet, Riad, sipas gazetarit , i identifikuar si Vaxhdi el- Ghazzavi, është
fajtor për mosbindje ndaj sundimtarit në një program televiziv, nxitje
rebeluese, diskreditimin e mbretërisë dhe duke pretenduar se terrorizmi dhe el
- Kaida janë krijuar nga Arabia Saudite.
Gjykata Saudite i dorëzoi vendimin
Vaxhid el-Ghazzavi, ku i ndalohet udhëtimi për 20 – vjet, sikur i ndalohet edhe
dalja në media.
Gazetari është akuzuar, gjithashtu,
për marrjen e parave nga ish- udhëheqësi libian Muamar Gadafi, kur tensioni ka
ekzistuar në mes Arabisë Saudite dhe Libisë.
Kjo erdhi kur Arabia Saudite vurin në
fuqi një ligj të diskutueshëm kundër terrorizmit që lejon Rijadin për të
ndjekur penalisht të gjithë ata si terroristë
që kërkojnë reforma, ekspozojnë korrupsionin apo protestojnë kundër
politikave të mbretërisë.
Një numër i madh i aktivistëve,
hoxhallarëve, gjyqtarëve dhe gazetarëve janë burgosur në Arabinë Saudite vetëm
se janë shprehur apo kanë kundërshtuar
politikën e mbretërisë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë
shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me rekordin që ka Arabia
Saudite në ndëshkimin e gazetarëve dhe
kufizimin e lirisë së mediave.
Grupet e të drejtave të njeriut
thonë se ka mbi 40.000 të burgosur politikë në Arabinë Saudite, shumë prej tyre
janë duke u mbajtur pa gjyq apo akuza.