Një grua e re nga Armenia e përqafoi fenë Islame
Një muslimane e re nga Armenia tha: Unë kam ëndërr të kthehem në vendin tim dhe bashkatdhetarët e mi të krishterë t’i njohë me Islamin dhe Shiizmin.
Rena Asrian deklaroi: Unë jam nga Armenia dhe sipas zakoneve armene çdo person është i lirë për të zgjedhur fenë e tij. Kam pasur shumë pak informacion në lidhje me Islamin, kur isha e pa martuar apo beçareshë .
Ajo tha, Burri im është azer dhe është nga qyteti Tabriz në Iran. Kur ai u takua me mua në Armeni, ai më propozoi mua dhe tha me shaka, se ai dëshiron që unë të përqafoi fenë Islam. Në atë kohë jam njohur me Islamin shiit për herë të parë.
Rene Asrian përsëriti, Në rastin më të parë, kam ardhur në Iran dhe pas shumë studimeve dhe hulumtimeve, kam zgjedhur Islamin Shi’itë si fenë time zyrtare.
Disa muaj pasi e përqafova fenë Islame, kam ardhur në qytetin Mashhad me vjehrrin tim dhe e kam dëshmuar formulën e besimit (Shehadetin) në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait. Unë kisha një ndjenjë vërtetë të çuditshme dhe unë jam krenare që e përqafova fenë Islame, u mahnita nga bukuria kur e pashë për here të parë kyben e artë të Xhamisë së Imam Rizait , vuri në dukje Rene Asrian.
Ajo tha: Unë kam vizituar tempuj të ndryshme të shenjtë deri tani, por qyteti Mashhad është krejtësisht ndryshe për mua sepse unë e ndjejë qetësinë e vërtetë në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait.
Kjo grua e re muslimane vuri në dukje, Unë kam dëshirë të më jepet një mundësi për t'u kthyer në Armeni dhe për të promovuar Islamin Shiit sepse atje nuk ka përhapje të fesë Islame dhe mungojnë ritualet muslimane Shiite.
Ia vlen të përmendet se Rena Asrian e ka përqafuar fenë Islame në vitin e kaluar, në muajin prill, dhe e tha Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait. Emri i saj i ri tani është Ra'na.