Grupi Vullnetar i Muslimanëve shpërndan Kur’anin në Çikago
Çdo fundjavë, vullnetarët e GainPeace, një grup mysliman me qendër në Çikago, rezervoj një tavolinë, në një tendë, Kur’an dhe pankarta si një festival publik në Çikago.
Ata kanë organizuar Festivalin BBQ Fest, Festivalin e Muzikës, Festivalin e Suxhukit, ndër festivalet e shumta. Ndërsa ata hedhin përsëri tendën për të vendosur pankarta dhe literature Islame, shumë njerëz janë kurioz ndalen dhe bëjnë pyetje rreth Islamit.
Është një vend i habitshëm për të ndarë mesazhin e tyre. Por ne mbështesim muslimanët tanë amerikanë në këto kohë sfiduese, për të përhapur jashtë mesazhin e tyre komenton një vizitor festivalit. Ai erdhi në kabinë pasi e tërhoqi flamuri i madh dhe tha: Ky është Islami.
Vizitorët në këto kabina mund të marrin përkthimet falas të Kur'anit në anglisht ose spanisht, një libër mbi jetën e Profetit Muhammed, paqja qoftë mbi të, si dhe një libër me 50 pyetjet e zakonshme që bëhën për Islamin, raportoi gazeta Chicago Tribune.
Dr. Sabeel Ahmed, drejtor i Grupit GainPeace, tha Shpresojmë, se duke lexuar nga burimi i Islamit, Kur'ani, lexuesit do të kuptojnë se Islami është kundër dhunës, vrasjes, padrejtësisë dhe është për drejtësi dhe për mbrojtjen jetës.
Deri tani në këtë vit, Grupi GainPeace ka vendosur 105 kabina në terren në zonën e Çikagos dhe në qytetet Detroit, Kansas, New York, Toronto. etj. Rreth 5000 kopje të Kur’anit, 32.000 broshura dhe 1200 libra janë shpërndarë në këto kabinat në vitin 2016.
Z. Warren Kundis, një vullnetar në Grupin GainPeace pasi e përqafoi fenë Islame tha: Disa janë përgjigjur negativisht këtyre kabinave, ku shkruan “Zbuloni Islamin”. Një vizitor në festival, pasi e shikoi në tryezë pankartën ku shkruhej ‘Zbuloni Islam', me zemërim bërtiti 'Trump'. pështyu një vullnetar të Grupit GainPeace dhe u larguan.
Z. Warren Kundis vazhdon përveç këtij incidenti, përgjigjet kanë qenë kryesisht pozitive deri tani. Njerëzit vijnë e marrin literaturë falas, bëjnë pyetje rreth Islamit dhe diskutojnë çështjet bashkëkohore në kontekstin e Islamit. Shumë prej tyre na përshëndetin, urojnë me 'Ramadan Mubarak' (Gëzuar Ramazanin ), dhe Es-salamu alajkum '(paqja qoftë mbi ju).
Për shkak të përgjigjes pozitive nga tavolina terren, GainPeace ka planifikuar një shtesë prej 15 kabinat në terren në korrik dhe gusht të vitit 2016.
Përveç tabelave në terren, Grupi GainPeace në mënyrë aktive është duke sfiduar perceptimet e gabuara rreth Islamit nëpërmjet mesazheve edukative për Islamin në tabelat autostradës, organizimin e Xhamive të Hapura për fqinjët, duke reklamuar në television dhe përmes dërgimit të literatureës Islame nëpër lagje.
Grupi Gain Peace është një projekt në terren i Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut (ICNA). Rrethi Islamik i Amerikës (ICNA) është një nga organizatat më të mëdha, jofitimprurëse, e pavarur, dhe qendër e muslimanëve amerikanë me disa degë dhe filiale në të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burimi: IQNA News