Bahrein

Hoxhallarët e Bahrejnit përsëri e përkrahin Shejh Kasemin

Hoxhallarët në Bahrejn kanë marrë pjesë në një protestë në mbështetje të autoritetit të lartë fetar Ajetullah Shejh Isa Kassem të Bahrejnit ndërsa  regjimi në Manama intensifikon shtypjen e anëtarëve të komunitetit fetar.

Qindra hoxhallarë muslimanë shiitë u mblodhën në sheshin kryesor të fshatit Diraz, në perëndim të Manama-s, për të mbështetur Shejh Kassemin  përballë presionit në rritje të regjimit ndaj hoxhës, raportoi Press TV.

Protestuesit, të veshur kryesisht me qefin të bardhë për të treguar se ata janë të gatshëm të vdesin për Shejh Kassemin , duke mbajtur fotografitë e Ajetullahut  dhe brohorisnin parulla kundër regjimit në pushtet, Al Khalifah.

Raportet thanë se forcat e sigurisë sulmuan tubimin. Ata gjithashtu u përpoq të arrestojë dy hoxhallarë të rinj, por u arratisën nga vendi i ngjarjes, pasi protesta u intensifikua. 

Një deklaratë e lëshuar në fund të tubimit tha se hoxhallarët kanë ndjerë nevojën për të dalur në rrugë për të treguar pakënaqësinë e tyre më lidhje me goditjen e shtuar të regjimit ndaj figurave fetare.

Bahrejni ka lëshuar një numër në rritje të vendimeve të dënimeve me burg ndaj figurave të shquara të opozitës gjatë muajve të fundit. Gjykatat në Mbretërinë e Bahrejnit kanë dënuar  shumë njerëz, duke përfshirë Shejh Kassemin, duke ia marrë nënshtetësinë, duke nxitur shqetësimet se regjimi është duke ndjekur një politikë të spastrimit etnik.   

Manama e ka shfuqizuar shtetësinë e Shejh Isa Kassemit më 20 qershor 2016  në mes një goditjeje të intensifikuar të lëvizjes pro-demokracisë në të gjithë shtetin e Gjirit Persik. Menjëherë pas kësaj, ushtria e ka rrethuar Diraz-in, fshatin e tij të lindjes, ka vënë pikat e kontrollit, duke ndaluar njerëzit të hyejnë në fshat.

Lidhjet e internetit dhe telefonat cellularë në fshat gjithashtu janë ndërprerë, duke e bërë të pamundur për fshatarët për të komunikuar me botën e jashtme. 

Bahrejni është shtyur, goditur, vazhdimisht për shkak të kryengritjes  popullore e cila filloi në fillim të vitit 2011. Më 17 korrik 2016, e  ashtuquajtura  gjykata administrative e Bahrejnit urdhëroi shpërbërjen e grupit kryesor  opozitar al-Wefak, grupi kryesor opozitar në Bahrejn. Gjykata urdhëroi gjithashtu sekuestrimin e fondeve të tij.

Burimi: IQNA News