Po zhvillohen kurse fetare në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hysejnit
Një seri e kurseve arsimore verore janë mbajtur për studentët e niveleve të ndryshme në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela, Irak.
Sipas Astan (Kujdestarisë) të Xhamisë së Shenjtë , Imam Mehdiu (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij të lumtur); udhëzues në rrugën e drejtë është motoja e kurseve, nën mbikqyrjen e Shejh Ahmed Safi, drejtori i Shkollës “Imam Hysejni” (a.s.).
Jurisprudenca Islame, Bazat e Besimit Islam, Historia e Pejgamberëve dhe dhe Etika Islame janë temat e programit arsimor, i cili është duke u zhvilluar në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hysejnit që nga nga 16 korriku.
Shejh Amir Al-Mavali, organizator i kurseve, tha se programet e ngjashme janë organizuar edhe në qytete të tjera të Irakut.
Deri tani 1000 kurse fetare janë mbajtur nga Kujdestaria e Xhamisë së Imam Hysejnit (Astan) me pjesëmarrjen e 300 nxënësve në krahina të ndryshme të vendit.
Ndihma për brezin e rinj që të pajise me parimet Islame dhe mësimet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) është objektivi kryesor i kurseve.
Burimi: IQNA News