Kulturë

Gjuha perse lartësohet në vendin e 15-të në botë, në vitin 2015

Në bazë të informatave nga Scopus, gjuha perse si gjuhë shkencore ka avancuar në pozitën e 15-të në vitin 2015, dy pozicione më  lartë se ajo e vitit 2014,  tha të dielën kujdestari i Qendrës Islamike Botërore Shkencore (ISC). . 

Muhammed Xhevad Dehkani  ka shtuar se gjuha perse si një gjuhë shkencore renditej në vendin e 30-të në vitin 2009, duke vënë në dukje se ajo  avancoi në  vendin e 28-të në vitin 2010 dhe  në vendin e 24 në vitin 2011, në vendin e 22-të në vitin 2012 dhe më në fund në vendin e 15-të në vitin 2015.

Ai më tej vuri në dukje se  gjuhës perse në prodhimin e shkencës është rritur gjithmonë në vitet e fundit, pasi  ajo e ka rritur prodhimin shkencor në botë për një për qindë gjatë viteve 2005-2009 dhe arriti katër për qind në vitin 2012.   

Në vitin 2013, gjuha perse  lartësohet për nga rëndësia në gjashtë për qind, në këtë lartësi qëndroi edhe në vitin 2015, tha Muhammed Xhevad Dehkani.

Zyrtari më tej vuri në dukje se në vitin 2015, 92 për qind e prodhimit të shkencës në të gjithë globin është bërë në gjuhën angleze, e ndjekur nga gjuha kineze me një pjesëmarrje prej katër për qind.

Gjuhët si spanishtja, gjermanishtja dhe frengjishtja secila kishte një për qind në prodhimin e shkencës ndërkombëtare, tha ai, duke vënë në dukje një se një për qind e gjysmë e prodhimit të shkencës në botë ishte në gjuhën japoneze.