Siria

Turqia tërheq ushtrinë nga Iraku dhe këshilltarët nga Siria

Sikurse lajmëroi Iraqi News, ushtrisë turke i është dhënë urdhër të tërheq pajisjet dhe ushtarët e saj nga veriu i Irakut. Vendimi i Ankarasë të shtunën mbrëmje është publikuar në televizionin irakian si lajmë i jashtëzakonshëm. Vendimi ka pasuar pas tentimit të grushtshtetit në Turqi, me ç’rast njësitë e caktuara ushtarake kanë dalë në rrugët e qyteteve të Ankarasë dhe Stambollit, ndërsa kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani ka premtuar se do t’ i dënojë përgjegjësit që kanë kryer puçin ushtarak, ndërsa ka falënderuar qytetarët që kanë parandaluar me daljen e tyre në rrugë dhe rezistencën e treguar ndaj tentim grushtshtetit.

Edhe situata në fushëbetejat e Sirisë po ndryshon pas tentim grushshteti në Turqi. Sikurse lajmëron Al Manari libanez Turqi i ka tërhjek edhe të gjithë këshilltarët  e saj ushtarak dhe të sigurisë nga Alepi i Sirisë. Al Manari duke u thirrur në burimet e veta nga Alepi, lajmëroi se këshilltarëve ushtarak dhe të sigurisë të cilët i stërvitnin dhe udhëhiqnin grupin terrorist Harekat Nuredin al Zenki, iu është urdhëruar të lëshojnë Alepin dhe të kthehen në atdheun e tyre, pasi që ushtria siriane vazhdon të përparojë, ndërsa disa fraksione  terroriste kanë hjek dorë nga lufta kundër ushtrisë qeveritare siriane të Bashar al Asadit.

“Disa grupe terroriste kanë vendos të mos marrin pjesë në luftë në Alep kundër forcave qeveritare siriane. Kjo ka detyruar Turqinë të nis largimin e instruktorëve të saja ushtarak dhe të sigurisë nga Alepi”, theksoi burimi i Al Manarit nga qyteti Alep i Sirisë.

“Gjatë katër ditëve të fundit në Alep janë vrarë më shumë se 500 terrorist. Ahrar al Sham ka akuzuar Ushtrinë e lirë siriane dhe grupet tjera të lidhur me Al Nusrën për tradhti, pasi që kanë refuzuar të dërgojnë përforcimet shtesë  në linjën e frontit. Turqia dhe mbështetësit e tjerë të terrorizmit në Siri kanë konkluduar se grupet terroriste nuk mund të rezistojnë më ofensivës së ushtrisë siriane dhe  aleatëve të tyre”, ka sqaruar ky burim i sigurt nga Alepi i Sirisë.

Burimi: altermainstreaminfo.hr