Festivali Kulturor ‘Imam Bakir’ u organizua në Qerbela
Edicioni i dytë i Festivalit Kulturor ‘Imam Bakir (a.s.) u organizua më 14 korrik dhe 15 korrik 2016 në Xhaminë e Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.) në Qerbala, Irak.
Sipas faqes së internetit Al-Kafeel, programi përfshinte seanca të ndryshme Kur'anore.
Gjatë festivalit, u prezantuan edhe projektet e zbatuara nga Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë.
Mesxhidi i Shenjtë Imam Hassan (a.s.) i Xhamisë së Shenjtë organizoi një seminar edukativ me temën ”Media dhe Ekstremizmi.”
Barir Muhammed Riza, Leith Rahim dhe Sejjid Heidar Xhelokhan ishin kënduesit që kënduen disa ajete të Kur'anit të Shenjtë në ditën e parë të programit.
Ceremonia e mbylljes së festivalit u mbajt në mesxhidin e shenjtë të të Xhamisë së Shenjtë të Imam Husejnit (a.s) më 15 korrik 2016.
Kumtesat më të mira për karakterin e Imam Bakirit (a.s.) u shpërblyen gjatë ceremonisë.
Festivali dyditor u organizua nga Seksioni i Intelektualëve dhe Çështjeve Kulturore të Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.).