Kosova

Grupi terrorist i “Badovcit” dënohet me burgim nga Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor grupin terrorist  të ashtu quajtur  “Badovcit” të përbërë nga pesë pjesëtarë me kombësi shqiptare.  Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi është dënuar me 12 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë sot verdiktin për pesë të akuzuarit e rastit të njohur si “Badovci” të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Prokurorja e rastit Drita Hajdari tha se qëndron pranë aktakuzës dhe se është e bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat ata akuzohen, prandaj kërkoj dënimin e tyre.

Në këtë rast të akuzuar janë Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.

Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.