Bota po përballet me Iranin e shek. XXI-të
Këtë javë po shënohet njëvjetori i planit të përbashkët gjithëpërfshirës të aksionit, i njohur edhe si marrëveshja e Iranit. Në korrik të vitit 2015, ajo ishte marrëveshje e keqe. Në korrik të vitit 2016 edhe më tutje është marrëveshje e keqe. Ndryshimi i vetëm është se Irani është më i fuqishëm dhe më penetrues në rajon tani se që ishte para arritjes së marrëveshjes. Kjo marrëveshje e ka forcuar ekonominë iraniane, e ka rritur kërcënimin ushtarak të cilin ky shtet paraqet për rajonin dhe i venë presidentët amerikan të ardhshëm në situatën e varur për kundërshtimin dhe rezistimin e programit të armatimit nuklear iranian. Ashtu sikurse tani muajt po shndërrohen në vite, duhet të përkujtojmë se për çfarë kjo marrëveshje ishte e keqe që nga fillimi i saj.
E para, ai nuk ka arritur qëllimet e t’ia themelore të cilin e ka theksuar bashkësia ndërkombëtare, e që është parandalimi i Iranit që kurrë të mos vie në posedim të armatimit nuklear. Në vend se të anulojë të gjitha mënyrat e posedimit të armatimit nuklear, marrëveshja e nënshkruar në korrik të vitit të kaluar vetëm përkohësisht e parandalon përparimin e Iranit drejt arritjes së këtij qëllimi.
E dyta, sipas kushteve të nënshkrimit, Irani përsëri ka qasje ndaj pasurisë së ngrirë prej 100 miliard dollar. Është e rëndësishme të ceket se këto mjete të shkrira tani nuk i përfshijnë edhe qindra miliard dollar të cilat Irani me kohë do të fitojë si rezultat i shfuqizimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare. Kompanitë evropiane si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë kanë reaguar të shfrytëzojnë rastin për të bërë biznes në Iran, akoma pa u tha ngjyra e firmave të vëna në marrëveshje. Bile edhe sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka pranuar se një pjesë e parasë së fituar të Iranit do të shkojë për financimin e luftës ndërmjetësuese iraniane.
E treta, restrikcionet e rëndësishme do të shfuqizohen pas 10, 15 dhe 20 vitesh. Për shembull, përkufizimi për pasurimin e uraniumit përfundon pas 15 vite. Restrikcionet në prodhimin e ujit të rëndë përfundojnë pas 15 vite. Kufizimet në deponimet e uraniumit përfundon poashtu pas 15 vite. Kufizimi dhe mbikëqyrja e gypave të rotorit përfundojnë pas 20 vitesh.
E katërta, regjimi i inspektimit nuk është aq i fuqishëm për sa ishte fjala. Vetëm Agjencioni ndërkombëtar për energjinë atomike ka qasje të përhershme lokacioneve nukleare iraniane. Në rast se IAEA dyshon se aktivitetet nukleare në ndonjë lokacion nuk zbatohet ashtu si është dakorduar, bile 24 orë do të kalojë para se inspektorët ndërkombëtar të marrin leje për të kontrolluar një lokacion të dyshuar. Në të vërtetë duke shfrytëzuar taktikat e caktuara të zhagitjes, sikurse iranianët kanë bërë më parë, është e mundshme që Teherani të shtyjë ardhjen e inspektorëve për disa muaj.
Dhe, përfundimisht sipas kësaj marrëveshje të arritur, për pesë vite do të ndërkrehet embargoja e Kombeve të Bashkuara në armatim, ndërsa restrikcionet për projektilet balistike do të përfundojnë pas tetë vitesh. Kjo do të mundësojë Iranit përmirësimin e armatimit të tij konvencional me importimin nga furnizues të jashtëm që do t’i mundësojë Teheranit më lehtë të armatos aleatët dhe ndërmjetësuesit e tij. Gjatë 12 muajve të kaluar asgjë nuk ka treguar se Irani po bëhet faktor përgjegjës në Lindjen e Afërt për shkak të kësaj marrëveshje. Në të vërtetë, është e kundërt nga e vërteta. Një javë para ditës së miratimit për të cilën të gjitha palët kanë deklaruar se do të implementojnë kushtet e marrëveshjes, Irani ka lansuar raketën e re balistike me rreze të gjata veprimi, të cilin e ka quajtur Imad. Irani pas kësaj e ka lansuar në tetor të vitit 2015, edhe projektilin me rreze të mesme veprimi të ashtuquajtur Ghadr 110. Këto lansime ishin në kundërshtim me obligimet e Iranit ndaj Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB 1929, sipas së cilës Irani” nuk do të implementojë kurrfarë aktivitete të cilët kanë të bëjnë me projektilet balistike të afta të mbajnë armë nukleare”. Irani vazhdon të inkurajojë luftën në Jemen. Zyrtarët ushtarak iranian kanë kërcënuar se do të rrëzojnë familjen mbretërore në Bahrein. Irani edhe më tutje sillet i papërgjegjshëm në Gjirin Persik dhe kërcënon me mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Ndoshta më së miri shihet përzierja e Iranit në Irak dhe Siri. Qindra ushtar iranian janë duke luftuar në Siri për të ndihmuar Bashar Asadin. Irani poashtu ka dhënë pajisje të konsideruara për të ndihmuar milicit shiite në Irak. Në disa lokacione këto milicitë po ngarkohen për shkelje të drejtave njerëzore të sunitëve lokal. Atë që k sjell marrëveshja me Iranin është korniza politike kohore, e jo shqetësimi për sigurinë kombëtare. Nuk ka pas arsye për finalizimin e marrëveshjes në verë të vitit 2015, përpos që të ndihmohet ndërtimi i trashëgimisë së mbetur të liderit amerikan Barack Obamës. Gjersa evropianët e përcjellin situatën duarkryq, ndërsa rusët ishin të gëzuar, John Kerry ka arritur marrëveshje me Teheranin të cilin do ta ndjek në ardhmëri. Sot bota po ballafaqohet me Iranin e shek. XXI-të, i cili po vuan për ditët e dikurshme të Perandorisë Persiane. Nën prizmën e historisë së gjatë, Irnai shikon ardhmërinë e vet, kjo është diç që Perëndimi nuk arrin të kuptojë. Po të isha ndonjë lider izraelit apo lider arab sunit në Lindjen e Afërt, do të isha i shqetësuar shumë me atë që sjell në ardhmëri Irani në rajon.
Burimi: Al Jazeera