Katër milionë vizitorë në Naxhaf, në Irak në përvjetorin e Imam Aliut
Xhamia e Shenjtë e Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Irak, priti rreth katër milionë vizitorë gjatë natës të së dielës dhe të hënës në përvjetorin e shehidllëkut të Imam Aliut, Imami i parë i muslimanëve shia.
Vizitorët u mblodhën në qytetin e shenjtë, në Naxhaf, për të përkujtuar shehidllëkun e Imam Ali ibn Ebi Talib (a.s.), i cili u nda nga jeta ditën e 21 të muajit të shenjtë të Ramazanit rreth 14 shekuj më parë.
Sipas deklaratës së policisë në Naxhaf, numri i vizitorëve të Irakut të cilët vizituan qytetin, u vlerësuan në 3.500.000.
Kurse, deklarata e policisë e vënë numrin e vizitorëve të huaj në rreth 300.000.
Ceremonia zisë është kryer në mënyrë paqësore dhe në siguri maksimale.
Deri në 25.000 forca të sigurisë ishin të pranishme në vendin e ngjarjes për të shmangur kërcënimet e mundshme.
Burimi: IRNA