İran

Dijetari musliman sunni iranian thekson: Mbështetja e Palestinës, detyrë fetare e të gjithë muslimanëve.

Diijetari musliman sunni iranian nga qyteti port të Bandar Turkaman theksoi se mbështetjen e popullit të shtypur të Palestinës është detyrë fetare e të gjithë muslimanëve.

Akhound Ismail Subhani, profesor në Seminarin Xhame'eh në Bandar Turkaman, vuri në dukje se detyra fetare e muslimanëve i detyron ata për të mbështetur vendet e tyre, veçanërisht Palestinën dhe Jerusalemin  apo Al Kudsin, të cilat janë pjesë e pandashme e Botës Muslimane në drejtim të rëndësisë kulturore, historike dhe politike, njoftoi Agjencia e Lajmeve   Taqrib News (TNA). 

Ai shtoi, Jerusalemi- Al Kudsi  është mjaft i rëndësishëm në pikëpamjen Islame dhe kjo është për shkak se ai ka qenë kibla e parë (drejtimi kah u luteshin  muslimanëve e parë ) dhe zë vendin e tretë për nga  rëndësia pas  Xhamisë së Madhe  (Al Haram)  në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit, Muhammed (a.s.) el-Nabavi, në Medine. 

Ismail Subhani theksoi se fati i të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme janë të lidhura së bashku dhe vuri në dukje, se Çdo dështim në rajon ose në vendet muslimane do të çojë në dështimin për shtetet e tjera.

Ai shtoi: Pasiguria, mungesa e stabilitetit dhe kaosi në çdo vend islamik do të çojë në dëmtime për vendet e tjera muslimane dhe do të sjellë dobësi në çdo shtet  që sjell paaftësinë për vendet e tjera islamike.

Dijetar muslimam sunni iranian vlerësoi  qeverinë iraniane dhe popullin që e kanë ndihmuar  Palestinën, me një ndihmë të madhe për të parandaluar shpërndarjen në Botën Islame dhe tha: Kjo gjithashtu ka kontribuar në masë të madhe për të parandaluar realizimin e objektivave sioniste në rajon.

Ai përshëndeti popullin  iranian për fitoren e Revolucionit Islamik i cili ka çuar në zgjimin e vendeve të tjera islamike dhe kërkoi nga njerëzit për të parandaluar pushtimin e tokave islame nga fuqitë koloniale botërore. 

Profesori në Seminarin Sunnitë në Xhami'eh  ka theksuar rëndësinë kombëtare dhe fetare të mbështetjes për popullin e shtypur palestinez.