Serbia ka mbyllur kufijtë për emigrantët
Serbia tashmë ka mbyllur kufijtë me Maqedoninë. Serbia ka deklaruar se ka mbyllur kufijtë e saj me Maqedoninë dhe Bullgarinë për të gjithë ata që nuk kanë dokumente të vlefshme. Ndërkohë Sllovenia ka prezantuar kufizime të reja kufitare për emigrantët, si pjesë e përpjekjeve për të mbyllur rrugën ballkanike nga Greqia në Evropën Perëndimore.
Aleksandër Vuçiç kryeministër i Serbisë njoftoi shtimin e masave të kontrollit në kufi për të parandaluar futjen e emigrantëve dhe ka thënë se kufiri serb nuk mund të bëhet vend parkimi për emigrantët që vijnë nga Afganistani dhe Pakistanit dhe të asnjë personi tjetër që synon të shkojë në Evropë.
Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Kroacia Vetëm emigrantët që planifikojnë të kërkojnë azil në vend, apo ata me nevoja të qarta humanitare do të lejohen të hyjnë në Slloveni. Këto ishin dy shtetet e fundit që nuk kishin marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve dhe në këtë pikë e ardhmja e zonës Shengen tashmë vihet zyrtarisht në dyshim. Tre anëtarë të zonës pa pasaporta të Bashkimit Evropian përfshirë Austrinë, Hungarinë dhe Sllovakinë kanë forcuar kontrollet kufitare duke lënë mijëra emigrantëve të bllokuar.