Turqi

Erdogan: Autorët e grusht shtetit do të ndëshkohen ashtu siç kërkon ligji

Sipas autoriteteve turke, mësohet se rreth 30 mijë ushtarakë të dyshuar për bashkëpunim me grusht shtetin dhe mijëra gjykatës janë arrestuar

Krerët e Amerikës dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi kanë kërkuar nga funksionarët e këtij vendi që të veprojnë sipas ligjit shtetëror .

Barak Obama i drejtohet  presidentit  të Turqisë, që të  kërkoi nga funksionarët e Turqisë që t'u shmangen veprimeve të cilat bëhen shkak për shtimin e tensioneve më të mëdha dhe destabilitetit në këtë vend. Ndërkohë Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë dhe krerët e tjerë të BE gjithashtu kanë theksuar se personat përgjegjës për organizimin e grusht shtetit në Turqi duhet të dënohen vetëm në kuadër të ligjit.

Vlen të theksohet se Turqia ka filluar programin për të hetuar personat e dyshuar për bashkëpunim me grusht shtetin. Në këtë kuadër janë kryer arrestime të gjera në të gjithë vendin dhe presidentin turk Erdogan ka deklaruar se autorët e grusht shtetit do të ndëshkohen ashtu siç kërkon ligji.  Sipas autoriteteve turke, mësohet se rreth 30 mijë ushtarakë të dyshuar për bashkëpunim me grusht shtetin dhe mijëra gjykatës janë arrestuar.