Populli e ka parandaluar grushtshtetin ushtarak
Turqia e njeh mirë këtë përpjekje, i njeh këto skenat. Vendi i kujton pasojat dhe dhimbjet të çdo grusht shteti të mëparshëm, 1960, 1971, 1980 dhe 1997. Plagët janë akoma të freskëta në kujtimet e njerëzve. Një gjë të cilën e dinë të gjithë, është se askush përveç grupit të vogël të puçistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, nuk ka pas dobi. Bile edhe ata pjesët e shoqërisë të cilët e kanë përkrah marrjen e pushtetit me puç, kanë përfunduar ashtu që i kanë mbajt në supet e tyre barrën e çdo puçi të tillë. Ata krijojnë dhimbje, vuajtje, shkatërrojnë jetën dhe ardhmërinë.
Për këtë arsye të gjitha partitë në Parlament dhe njerëzit e të gjitha bindjeve kanë refuzuar përpjekjen që qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike , të cilën e ka bërë një fraksion i ushtrisë, për të cilin besohet se është e lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gylenit, e shpallur terroriste në Turqi, të hedhin me dhunë dhe forcë. Ishte nata e errët, por ka sjell mëngjes të ndritshëm për demokracinë në Turqi. Ishte nata e errët dhe tani edhe në botën tanishme të ndërlidhur dhe transparente, grupi i vogël i puçistëve e cila kishte qëllime të ngushta ishte në gjendje të hedh bomba në parlamentin nacional, për një kohë të shkurtër të merr kanalet televizive shtetërore dhe agjencitë e lajmeve, të vras civilë si dhe zyrtarë. Sulmet në parlamentin shtetëror dhe pallatin presidencial janë pa precedan në historinë turke. Edhe pse përdorim fjalën grusht për të përshkruar atë që ka ndodh, kjo nuk është e përshtatshme. Në të vërtet, ishte më tepër se grushtshtet. Shumica e asaj që ka ndodhur mbrëmë nuk krahasohet me grushtshtete e mëparshme turke. Megjithatë, kjo natë e solli Turqinë në ditë të kthjellët. Populli i Turqisë ka treguar guximin. Kanë dal në rrugë dhe kanë kërkuar që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen me metoda politike dhe procedura demokratike. Shumica e njerëzve me të gjitha bindjet politike ka refuzuar këtë fushatë dhune dhe të gjitha partitë politike në parlament e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Kryetari Erdogani ka thirr qytetarët të mbesin sfidues dhe të palëkundur kundër puçistëve. Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht. Si rezultat i kësaj, përpjekja e grushshtetit nuk ka mbijetuar as një ditë të vetme. Refuzimi i grusht shtetit ushtarak tani u bë emërtues i ri turk i përbashkët. Duke pas parasysh në polarizimin politik të viteve të kaluara, dita e djeshme ishte simbol i rrallë të unitetit nacional për Turqinë. Përpjekja e dështuar e grushtshtetit ka zbuluar rrezikun të cilin e paraqesin ndjekësit e Gylenit. Tani, bota dinë se çfarë mendon Turqia kur e përshkruan këtë grup si shtet brenda shtetit e cila paraqet kërcënim për demokracinë turke, politikën dhe popullin. Ata të cilët ishin të kyçur nuk ishin vetëm kundër vullnetit të popullit, por edhe kundër eprorëve të tyre. Shumica e ushtrisë nuk ishte me ta. Njëri nga faktorët i cili i ka motivuar të përfshirët të kyçen është fakti se me 1 gusht do të mbahet takimi i Këshillit suprem ushtarak në të cilin pritet se do të vjen gjer te ndryshimet e mëdha në kreun ushtarak. Pritej pastrimi i gjatë i ndjekësve të Gylenit.
Poashtu, kishte parashikime se jurisprudenca do të nis hetimin kundër krahut ushtarak të ndjekësve të Gylenit. Kjo ndoshta i ka bërë shqetësues, për shkak të cilit kanë sjell vendimin e nxituar me kohë të këtij grushtshteti keq të përgatitur dhe shumë keq të nisur. Tani duket shumë e mundshme se qeveria do të kryejë pastrimin e plotë të radhëve të tyre. Në të vërtetë, pjesa e madhe e shoqërisë, sikurse shtresa politike, pikërisht këtë e kërkon. Turqia tani ka rast të shfrytëzojë këtë tentim grusht shteti për pajtim kombëtar. Ekziston konsensusi politik dhe shoqëror për refuzimin e puçit ushtarak dhe qeveria në këtë do të duhej të gjejë ngushëllimin.
Gjersa mbetet e përkushtuar në shkatërrimin e rrjetës së ndjekësve të Gylenit, njashtu ajo do të duhej të ndërmerr hapa që të rinisë procesin e pajtimit në tërë vendin. Ajo çka ishte kërcënim mund të shndërrohet në rast për pajtim. Tani, kurrë populli e ka parandaluar përpjekjen për grushtshtet, politikanët do të duhet të jenë të kujdesshëm, ndërsa kryerësit dhe rrjeti i tyre duhet të përgjigjen. Çdo kush i cili përkrah demokracinë në Turqi duhet të përkrah dhe mbështes politikanët në përpjekjet e tyre të sigurojnë se këto grusht shtete nuk kanë vend në ardhmërinë e vendit.
GALİP DALAY
Burimi: Al Jazeera