Kulturë

Ekspozita e Kur’anit të Shenjtë në Bibliotekën e Sycamore-s në Illinois

Shoqata e Rinisë Muslimane  Veriperendimore e Çikagos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka në plan të organizojë një ekspozitë të Kur'anit të Shenjtë të shtunën, më 16 korrik 2016.

Ajo do të  hapet në Bibliotekën Publike Sycamore, në këtë adresë:

103 E. State St. në Sycamore, Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që të bëjë të mundshme për banorët lokalë një paraqitje të fesë Islame dhe për të identifikuar ngjashmëritë në mes Islamit dhe feve të tjera të mëdha të botës.

Qëllimi është për të ndihmuar,  edukuar dhe të larguar mitet e përbashkëta dhe keqkuptimet rreth Islamit.   

Ata që marrin pjesë mund të shtrojnë ndonjë pyetje që mund të kenë në lidhje me muslimanët dhe Islamin, duke përfshirë edhe pyetje si Çka është Islami? Çfarë është Kur’ani i Shenjtë? Cili është statusi i grave dhe të drejtave të tyre në Islam? Cilat janë profecitë e Kur'anit të Shenjtë?

Këto ekspozita janë pjesë e një përpjekje kombëtare gjatë vitit 2016 që po zhvillohet në më shumë se 60 qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Daily Chronicle