Kulturë

Muslimanët, të krishterët festojnë së bashku në qytetin bullgar

Në qytetin e Belitsa, Bullgari, kryetari  i bashkësisë lokale ishte prijëtar i  festimit të përbashkët të Fiter Bajramit për të gjitha bashkësitë fetare - por disa bullgarë kanë frikë se ligjet e reja të ashpra  kundër ekstremistëve fetarë kanë  rikrijuar ndarjet në shoqëri.

Pavarësisht kohës së nxehtë në mesditë, më 5 korrik 2016, me qindra njerëz në qytetin e vogël juglindor bullgar Belitsa u mblodhën në sheshin qendror për të ngrënë ëmbëlsira tradicionale në një tavolinë të gjatë, duke përshëndetur njëri-tjetrin me përqafime miqësore dhe duke dëgjuar orkestrën  popullore bullgare.

Kjo ishte hera e parë që muslimanët dhe të krishterë bullgarë janë  mbledhur zyrtarisht së bashku për të festuar Fiter Bajramin në Bullgari, në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Ne nuk kemi probleme me miqtë tanë të krishterë. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem. Ne jetojmë së bashku, tha Aishe Ismail, për BIRN-in, e cila kishte ardhur me familjen e saj nga fshati fqinj  i quajtur Avramovo.

Me gjithë traditën e gjatë të bashkëjetesës mes muslimanëve dhe bullgarëve të krishterë në këtë rajon, ku komunitetet janë përafërsisht të barabarta në madhësi, gjatë 25 viteve të fundit bashkia ka organizuar vetëm festimet e përbashkëta për festat e Krishtera të Pashkëve dhe të Krishtlindjeve. 

Për fat të keq, ndarjet kanë ekzistuar në Belitsa. Të krishterët nga një anë dhe muslimanëve nga ana tjetër, mua nuk pëlqejnë gjëra të tilla - Më pëlqen kur janë njerëzit së bashku, tha Radoslav Revanski, kryebashkiaku i ri i Belitsa-s.

Ai ishte shumë i kënaqur që kaq shumë njerëz kishin ardhur për të festuar, dhe premtoi për ta kthyer këtë nismë të re në një traditë lokale.

Ndër të gjitha vendet e BE-së, Bullgaria ka përqindjen më të madhe muslimane në krahasim me popullsinë e saj të përgjithshme.

Sipas sondazhit të fundit të  Qendrës Pew Research  popullata muslimane në Bullgari në vitin 2015 kishte 1.02 milionë muslimanë ose 13.7 për qind e popullsisë së vendit.

Shumica e këtyre muslimanëve i përkasin pakicës më të madhe të vendit, që janë turqit etnikë. Ata kanë një histori të gjatë të bashkëjetesës paqësore me tradita të ndryshme fetare, duke përfshirë ortodoksët  dhe armenët e  krishterë  dhe hebrenjtë .

Megjithatë, pavarësisht kësaj tradite të tolerancës së ndërsjellë, në vitet 1970 dhe 1980, gjatë të ashtuquajturit Procesi i Ringjalljes, atëherë Partia Komuniste Bullgare në pushtet ka nënshtruar pakicën muslimane drejtë asimilimit të dhunshëm, që ka lënë një mbresë të thellë në Bullgari.

Duke u përballur me kërkesat për të ndryshuar emrat e tyre dhe të humbin  identitetin e tyre, në verën e vitit 1989, rreth 360,000 turq etnikë ishin të detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në Turqi.

Burimi: Balkan Insight