Kulturë

Kopje të Kur'anit janë shpërndarë në mesin e tifozëve të Euro 2016 në Francë

Rreth 100.000 kopje të Kur'anit të Shenjtë së bashku me përkthimet e Kur'anit janë shpërndarë në mesin e tifozëve të futbollit në turneun e Euro 2016 në Francë.

Librat, me përkthime në frëngjisht dhe anglisht, u shpërndanë në kryeqytet, në Paris, nga një grup i anëtarëve të rinj të Shoqatave (UAM93).

Ata gjithashtu kanë shpërndarë librat Parimet dhe Mësimet e Islamit, sipas faqes  al-Khabar.

Kampionati European  UEFA 2016  ishte një ngjarje që zgjati një muaj dhe që ka tërhequr rreth shtatë milionë tifozë.

Muhammed Hanish, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës, tha se shpërndarja e librave ka për qëllim të prezentojë fenë Islame dhe të largojë  mitet dhe imazhin e shtrembëruar të fesë Islame.

He said fans from different European countries will go home with these copies of the Quran and books to learn about Islam.

Ai tha se tifozët nga vende të ndryshme të Evropës do të shkojnë në shtëpi me   këto kopje të Kur'anit dhe me libra për të mësuar rreth Islamit.

Ai vuri në dukje se sulmet e fundit terroriste nga disa të ashtuquajtur  muslimanë ka njollosur imazhin e Islamit dhe ka çuar në rritjen e Islamofobisë në Francë dhe në vende të tjera evropiane.

Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se Islamofobia është rritur ndjeshëm në dy vendet më të mëdha të eurozonës, në Francë dhe Gjermani.

Muhammed Hanish, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës  tha se Shoqata UAM93 synon të promovojë imazhin e Islamit përmes aktiviteteve kulturore dhe është kundër lëvizjeve radikale dhe propagandas që që është përhapur kundër Islamit nëpërmjet cyberspace.

Burimi: IQNA News