Kulturë

Vazhdon Ekspozita Ndërkombëtare e Kur’anit në Mashhad të Iranit

Edicioni i 11-të i  Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur’anit  po vazhdon në Mashhad të  Iranit.  

Ekspozita është hapur në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) që nga 16 qershori 2016.

Sipas faqes të  internetit të Astan Kuds (Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait në Mashhad), ekspozita, e cila ishte planifikuar për të përfunduar me fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, do të vazhdojë deri më 14 korrik.

Muslimanët në të gjithë botën festuan Fitër Bajramin, që shënon fundin e muajit të Ramazanit, të mërkurën, më 5-6 korrik 2016.

Muhammad Amin Tavakkoli, zyrtar i marrëdhënieve publike të Astan, tha se ekspozita ka vazhduar për shkak të interesimit nga ana e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë në Mashhad.

Ai vuri në dukje se institucionet e ndryshme të lidhura me Astan Kudsin,  Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë,  kanë ekspozuar arritjet dhe aktivitetet që lidhen me Kur'anin në ekspozitë.  

Institucionet qeveritare, si dhe 90 botues nga i gjithë vendi kanë paraqitur edhe aktivitetet e tyre Kur'anore dhe librat e tyre të fundit  që kanë të bëjnë me Kur’anit në 700 pavionet në Ekspozitë.     

Burimi: IQNA News