Irakianët shprehin përkrahje për Ajetullah Shejh Isa Kassemin
Populli mbajti demonstrata në qytetet irakiane të Basras dhe Bagdadit për të shprehur solidaritetin me autoritetin e lartë fetar të Bahrejnit, Shejh Isa Kassem, i cili është zhveshur së fundmi nga shtetësia nga regjimi Al Khalifah.
Qindra banorë të Basras u mblodhën në afërsi të ndërtesës së Qeverisë të premten për të denoncuar heqjen e nënshtetësisë të Shejh Isa Kassemit, raportoi faqja në gjuhën arabe al-Sumaria news website.
Në vende të tjera, qindra mbështetës të autoritetit të lartë fetar irakian, Mukada al-Sadr kanë mbajtur një protestë jashtë ambasadës së Bahrejnit në lagjen Mansour të kryeqytetit të Irakut, në Bagdad.
Ata hidhnin parulla ku dënonin shfuqizimin e nënshtetësisë të Shejh Isa Kassemit, njoftoi Press TV.
Forcat irakiane të sigurimit rrethuan rrethin e Mansourit dhe mbyllën dy urat e afërta të Xhadrija dhe Shuhada.
Gjithashtu të premten, Bahrejni thirri ambasadorin e Irakut në Manama, Ahmed Naif Rashid al-Dulaimi.
Më 20 qershor 2016, Manama shfuqizoi shtetësinë e Shejh Isa Kassemit, të cilin Ministria e Brendshme e Bahrejnit e ka akuzuar atë se ka kërkuar krijimin e një mjedisi sektare përmes lidhjeve të tij me fuqitë e huaja.
Ky veprim i fundit nga regjimi Bahrejnit kundër Shejh Isa Qassemit erdhi më pak se një javë pasi Ministria e Drejtësisë pezulloi të gjitha aktivitetet e Shoqatës Kombëtare Islamike Al –Wefaq, grupi kryesor opozitar në Bahrejn.
Mbretëria e Bahrejnit gjithashtu ka shpërbërë dy grupe të tjera të opozitës, përkatësisht grupin al-Tawiya dhe al-Risala, të dy grupet janë Shoqata Islame.
Zhvillimet kanë ngritur frikën e trazirave të mëtejshme në këtë shtet të vogël në Gjirin Persik, i cili ka qenë dëshmitarë i rregulltë i demonstratave kundër -regjimit që nga mesi i shkurtit të vitit 2011.
Regjimi Al Khalifah është e angazhuar në një goditje të ashpër ndaj disidentëve dhe diskriminimit të gjerë kundër shumicës muslimane shiite të Bahrejnit.
Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur apo arrestuar në shtetin ishull, i cili është një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik.
Burimi: IQNA News