Xhamia e parë me minare hapet në Haiti
Boukman Buharasa, është xhamia e parë me minaret në Haiti e cila është hapur për bashkësinë e vogël muslimane për këtë shtet të Karaibeve në muajin e shenjt islamik të Ramazanit.
Ndërtuar nga Fondacioni Diyanet e Turqisë, një organizatë bamirëse e lidhur me Presidencën Shtetërore për Çështjeve Fetare (DIB), xhamia do të shërbejë për rreth 5,000 muslimanë që jetojnë në Haiti.
Xhamia, ndërtimi i së cilës është përfunduar brenda dy vjetës, është e vendosur në Cap Haitien, në një vend në afërsi të kufirit të Haitit me Republikën Domenikane.
Nëpërmjet minares së saj, do të jetë hera e parë që muslimanët në këtë ishull janë në gjendje për të dëgjuar ezanin apo thirrjen muslimane për namaz. Xhamia është e mbushur çdo natë për faljen teravive nga besimtarër musliman, një lutje, namaz i veçantë që kryehet gjatë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Projekti u konceptua pas tërmetit të vitit 2010 që mbyti 300.000 njerëz në ishull. Turqia ishte ndër donatorët e ndihmës në Haiti dhe ishte e interesuar për të ndihmuar komunitetin mysliman në Haiti.
Mustafa Tutkun, drejtor i Fondacionit Diyanet, tha se xhamia e ka ngritur profilin e muslimanëve në Haiti. Ai shtoi se fondacioni ka ndërtuar edhe një shkollë për fëmijët muslimanë në afërsi të xhamisë. Turqia bën përpjekje pioniere për ndërtimin e xhamive të reja, veçanërisht në vendet ku muslimanët janë pakicë. Fondacioni Diyanet është në ballë të projekteve të xhamive turke.
Burimi: Daily Sabah