İran

Ajetullah Hassan Mamdouhi: Jerusalemi (Kudsi) jo për një grup të veçantë ose besim të veçantë

Ajetullah Hassan Mamdouhi
Ajetullah Hassan Mamdouhi

Autoriteti i lartë fetar iranian ka theksuar unitetin e të gjitha rrymave  Islame si një domosdoshmëri për konfrontim me fuqitë arrogante.

Ajetullah Hassan Mamdouhi, anëtar i Kuvendit të Ekspertëve, në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Takrib (ANT) theksoi rolin e hoxhallarëve  në çlirimin e Jerusalemit (Al Kudsit),  duke theksuar rëndësinë e solidaritetit mes muslimanëve në konfrontim me fuqitë arrogante të botës.

Autoriteti i lartë iranian, Ajetullah Hassan Mamdouhi, në prag të Ditës Ndërkombëtare  të Kudsit (Jerusalemit), i referohet Al-Kudsit, (Jerusalemit) si Kibla e Parë  ku drejtoheshin besimtarët muslimanë në namaz.

Jerusalemi  (Kudsi) nuk i përket anjë grupi të veçantë ose rryme apo sekti, por Jerusalemi është i lidhur me Botën Islame., tha dijetari.

Anëtar i Shoqatës së Mësuesëve të Seminarit të Kumit theksoi: Është e qartë se muslimanët shiitë dhe muslimanë sunnitë kanë detyra të caktuara ndaj Kudsit. Dhe u bëri thirrje të gjithëve për një mbrojtje vigjilente të Xhamisë së Shenjtë, Al-Aksa.

Ajetullah Hassan Mamdouhi  iu referua pushtimit dhe dominimit të regjimit sionist si arsye për injorancën e shumë vendeve islamike ndaj Jerusalemit  (Al Kudsit) dhe tha:

Shtete të tilla nuk mund të marr frymë për shkak të frikës së tyre nga  regjimit sionist dhe ata do të mbeten nën këtë pushtim.

Ai theksoi unitetin e muslimanëve shiitëve dhe muslimanëve sunnitë  si çelësi në konfrontim me fuqitë arrogante duke e quajtur atë si nevoja më të rëndësishme.

Autoriteti i lartë iranian, Ajetullah Hassan Mamdouhi  ka theksuar unitetin e të gjithë popujve për të ruajtur mbështetjen e tyre për Jerusalemin (Al Kudsin). 

Dita Ndërkombëtare  e Al Kudsit është të Xhumanë e fundit të muajit të Shenjtë  Ramazan si një frymëzim i themeluesit të Revolucionit Islamik, të Iranit, Imam Humejni  (r.a.), duke kërkuar, ftuar të gjithë për të mbajtur demonstrata dhe të shprehin mbështetjen e tyre për Xhaminë Al-Aksa  në Jerusalem  dhe popullin  palestinez.