İran

Nderi i muslimanëve arrihet përmes rezistencës

Anëtari i Kuvendit të Ekspertëve të Iranit theksoi lëvizjen e rezistencës, si kusht për fitore dhe paralajmëroi  se besnikëria e Arabisë Saudite ndaj  regjimin sionist të Izraelit ka bërë që Sionistët të dominojnë ndaj Botës Islame.

Ajetullah Muhsin Araki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit, në fjalën e tij para namazit të xhumasë në Arak, në provincen Markazi,   tha se tubimet masive  për Al Kudsin – Jerusalemin janë reagim i brezit bashkëkohore për mesazhin e Imam Humejnit (r.a.) duke theksuar rezistencën islamike si kusht i rëndësishëm për fitoren e muslimanëve, njoftoi Agjencia e Lajmeve Takrib News (TNA). 

Ai e kritikoi Arabinë Saudite për bashkëpunimin e saj me regjimin sionist të Izraelit dhe tha: Sundimtarët Al Saud janë duke kontribuar në zgjerimin e dominimit Sionist në Botën  Islame.

Ai përshëndeti pjesëmarrjen e njerëzve në Ditën Ndërkombëtare të Al Kudsit- Jerusalemit në të gjithë globin dhe tha: Ky është një reagim i gjeneratave të ndryshme për mesazhin e Imam Humejnit (r.a.) dhe një dëshmi për jetë të re në venat e muslimanit të botës, një jetë e re cila do të çojë në fitore të caktuar  për popullin musliman dhe dështimi  të armiqve.  

Ai shtoi, Ne,  si dhe Bota Islame  dhe populli  iranian duhet të shënojë fitoren tonë të caktuar në konfrontim me fuqitë arrogante të botës dhe kusht  për këtë fitore është rezistenca Islamike. 

Ajetullah Araki  iu referua rezistencës si çelës për vendet e ndryshme për të arritur objektivat e tyre dhe përshëndeti  dhëheqësit si një nga bekimet më të mëdha për muslimanët shiitë duke thënë:

Ne jemi krenarë që Profeti Muhammed (a.s.) dhe Imam Aliu (a.s.), imami i  parë  dhe nga Ehl ul Bejti (a.s.) Familja e Pejgamberit Muhamemd (a.s.), janë udhëheqësit tanë të parë.

Ai shprehu keqardhje për dominimin e disa fuqive botërore arrogante dhe fiseve si Al Saud dhe Al Kalifa mbi disa shtete muslimane dhe vuri në dukje, Arsyeja për këtë çështje është se këta kanë injoruar për të rezistuar kundër armiqve në një trup i vetëm. Nëse ka pasur një komb të fuqishëm islamik për të rezistuar kundër pushtetit kolonial britanik të cilët konfiskuan tokat palestineze dhe sollën regjimin sionist të Izraelit, atëherë nderi i muslimanëve do të ishte siguruar dhe askush nuk mund të kishte infiltruar në shoqërinë Islame edhe pse injoranca e muslimanëve çoi në vrasje  dhe gjakderdhje ndër vite në tokat palestineze.   

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror vuri në dukje: Kur disa mburren me fuqinë e armiqve, që ka për qëllim të dekurajojnë shoqërinë Islame dhe rezultati ishte se jo vetëm si i popullit palestinez që u zhvendos,  disa luftëra janë imponuar kundër muslimanëve dhe infrastruktura Islame u shkatërruan, por edhe një fuqi arrogante u formua në zemër të Botës Islame e cila ka filluar një shtrihet gradualisht në tokat islame deri në pikën që sionistët janë duke planifikuar për të marrë në duart e tyre edhe Hixhazin, gjithashtu.

Ajetullah Muhsin Araki,   autoriteti fetar iranian vlerësoi se Dita Ndërkombëtare e Al-Kudsit – Jerusalemit, me protesta, mitingje në të gjithë globin duke bërë thirrje si një dëshmi për zgjerimin e rezistencës morale në Botën e Islame. 

Ajetullah Muhsin Araki arriti në përfundimin se, Nderi i muslimanëve arrihet përmes rezistencës dhe kjo është fronti  i rezistencës i cili është fituesi i fundit.