İran

Dita e Al-Kuds- it – Jerusalemit festohet në Iran

Miliona njerëz morrën pjesë në tubimet e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit-Jerusalemit në të gjithë Iranin dhe vende të tjera për të treguar solidaritetin e tyre me popullin e shtypur palestinez dhe të dënojnë krimet izraelite.

Protestat në Iran, të organizuara nga Këshilli Islamik Koordinues i Përhapjes  (Propagandës)  (IPCC), kanë  filluar në orën 10:30 sipas kohës lokale ( dei në ora 18:00 ) në Teheran dhe në 850  qytete të tjera në të gjithë Iranin.

Demonstruesit janë përballur me vapën e verës me temperaturë  42 ° C në kryeqytet, Teheran.

Njerëzit që marrin pjesë në mitingje kërkojnë për t’i komunikuar botës statusin e vajtueshme të palestinezëve dhe të shtypjen nga regjimi izraelit i  cili nuk i respekton të drejtat e palestinezëve.

Janë identifikuar nëntë rrugët për mitingje në të gjithë kryeqytetin iranian, të cilat dëshmuan  për fillimin e demonstratave. 

Edhe popullata jo-muslimane, duke përfshirë edhe popullin hebrej, ka   marrë pjesë në mitingje, demonstrata në Iran. 

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani   u bashkua gjithashtu me demonstrues të xhumanë në kryeqytet, në Teheran.  

Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejni, e ka emëruar, përcaktuar ditën e xhuma, të xhumanë e fundit të muajit hënor të Ramazanit, si Ditën Ndërkombëtare të Kudsit - Jerusalemit.

Çdo vit, miliona njerëz në këtë ditë protestojnë për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin  palestinez dhe përsëritin thirrjen e tyre për t'i dhënë fund mizorive të regjimit të Tel Avivit dhe okupimin e territoreve palestineze.  

Burimi: PRESS TV