Siria: Doktori nga Alepo shkatërron propogandën imperialiste dhe Median luftënxitëse
Në vijim do të lexoni transkriptin e një interviste të dhënë për Be Curious TV nga Dr Nabil Antaki, një mjek që punon për qeverinë siriane në sektorët perëndimorë të Aleppos. Në këtë intervistë, të dhënë gjatë vizitës së tij të fundit në Francë, Dr Antaki edhe një herë tjetër ka konstatuar se media perëndimore ka qenë çorientuese dhe obskurantiste në raportimin që ato kanë bërë përsa u përket ngjarjeve në Siri. Dr Antaki ka theksuar edhe njëherë se popullariteti i presidentit Asad më shumë është rritur sesa ka pësuar rënje që prej luftës së SHBA dhe NATO-s kundër Sirisë, e cila ka filluar pesë vjet më parë, po ashtu ai dekonstrukturuar një pjesë të madhe të propagandës mbi të cilat SHBA-të dhe NATO-s kanë bazuar politikat e tyre ndërhyrëse neo-kolonialiste. Përkthimi i intervistës në anglisht është ofruar nga Vanessa Beeley.
BeCuriousTV “Mirë se vini Nabil Antaki. Ju lutem a do të na informoni se çfarë po ndodh në Aleppo dhe Siri. Ju ndodheni për një kohë të shkurtër në Evropë. Ju jeni një sirian, i lindur në Siri dhe me banim në Aleppo. Ju jeni një mjek në spitalin St Louis në Aleppon perëndimor, zonë nën kontrollin e regjimit. Njerëzit që jetojnë në perëndim, të cilët janë nuk janë në dijeni dhe të vetëdijshëm për atë që po ndodh në Siri mund të ngrenë pyetjen se e cila është më e keqe, dhuna e regjimit sirian, apo dhuna e terroristëve apo siç njihen ndryshe rebelëve. Ky antagonizëm është i reflektuar në qendër të mediave tona, ku nga njëra anë gjejmë ata që pohojnë se regjimi Bashar al Asad është terrorizues për popullin e vet dhe në anën tjetër janë ata të cilët pretendojnë se forcat e Asadit janë duke mbrojtur popullin e tyre kundër xhihadistëve të armatosurë.
Dr Antaki: “Para së gjithash, fillimisht unë do të doja të qartësoja atë që ju kemi përmendur disa herë, regjimin e Asadit dhe ushtrinë e Asadit dhe një konfuzionin që kjo shprehi shkakton,j që ne nuk e vlerësojmë në Siri...kur lexojmë në të gjitha rreth forcat ajërore të Basharit, ushtria e Basharit. Në të vërtetë, ajo është ushtria siriane, ushtria e shtetit të Sirisë, dhe kur ju përmendët faktin se unë jetoj në Aleppon perëndimore e cila është nën kontrollin e regjimit, kjo shprehje ishte e keqpërdorur, shprehja e duhur është se Aleppo është nën kontrollin e shtetit sirian. Njerëzit tanë nuk janë të friksuar nga ushtria siriane, duke qënë se ajo është ushtria që mbron të gjithë sirinët kundër terroristëve të armatosurë, të cilët kanë pushtuar Sirinë, duke synuar që të krijojnë shtetin e tyre islamik. Pikpërisht për këtë arsye, ne nuk duhet të themi në asnjë mënyrë se populli sirian ka frikë nga ushtria siriane, për arsyen se kjo ushtri nuk është e një regjimi siç përshkruhet nga mediat; kur nga ana tjetër, në të vërtetë njerëzit janë, shumë mirënjohës për praninë e ushtrisë siriane.
Më lejoni t'ju parashtrojë një shembull. Disa muaj më parë, ushtria siriane filloi një ofensivë për të krijuar një lehtësim për Aleppon dhe për të shkatërruar rrethimin, duke qënë se Aleppo ka qënë i rrethuar apo i ngujuar [nga terroristët] për 3 vitet e fundit. Sipas mediave perëndimore, ushtria siriane paska imponuar një vështirësim të jetës mbi popullin sirian në Aleppo, kur në fakt e vërtetë është krejy e kundërta dhe për më tepër ushtria siriane ishte duke u përpjekur për të thyer rrethimin terrorist tre vjeçar të Aleppo. Prandaj, nuk ka njerëz që kanë frikë nga ushtria siriane, ata kanë frikë nga terroristët.
BECURIOUSTV: “Pra për të qënë sa më të qartë dhe transparentë, media perëndimore nuk po raporton me vërtetësi atë që ju përjetoni si popull në Aleppo?
DR ANTAKI: “Mediat perëndimore raportojnë vetëm mbi ngjarjet në Aleppon lindor. Megjithatë, që prej vitit 2012 tashmë, Aleppo është i ndarë në dy pjesë. Treqind mijë njerëz jetojnë në zonat e kontrolluara nga terroristët në lindje, ndërsa nga na tjetër, tre e katërta e mbetur e banorëve të Aleppos, që përbëjnë rreth 1.5 milion njerëz jetojnë në zonat perëndimore të kontrolluara nga shteti sirian. Pra, kur dëgjojmë nga mediat perëndimore në lidhje me atë që po ndodh në Aleppo, këto lajme janë të përqëndruara vetëm në zonat lindore.
Kur ne të ngremë problematikën për të ndihmuar Aleppon, kjo përkthehet në një problematikë të ngritur vetëm për Aleppon lindor. Kur media nxori lajmin se pediatri i fundit në Alepo ishte vrarë, ky lajm nuk pasqyronte të vërtetën, sepse në Aleppon perëndimor ne kemi rreth 100 mjekë pediatër. Ndoshta pediatri i fundit i vraëë i përkiste anën tjetër, nuk kam as idenë më të vogël, nuk kam informacion mbi këtë gjë, por ajo që unë di është se banorët e pjesës lindore që jetojnë nën kontrollin e terroristëve janë banorë të Aleppos po ashtu si ne, por fati i keq i diktuar ata të jetojnë në zonat e pushtuar nga terroristët.
BECURIOUSTV: “Ata nuk u larguan nga rajoni..?”
DR ANTAKI: “Që prej fillimit të luftës më shumë se gjysmë milioni njerëz janë larguar në drejtim të Aleppos perëndimor, sepse kishin frikë nga terroristët, por ka pasur edhe prej atyre njerëzve që kishin frikë që të largoheshin, ndoshta me frikë për t’u larguat, kanë kupruar frikën se kështu do të humbnin atë që kishin arritur gjatë gjithë jetës së tyre, apartament e tyre të vegjël të banimit, televizorët e tyre. Ata kanë menduar se në qoftë se do të largoheshin mund të humbasin gjithçka kishin, kështu që vendosën që të qëndronin, jo për ndonjë arsye ideologjike, por për shkak se materialisht ata kanë preferuar të qëndronin aty ku ishin..
BECURIOUSTV: “Ju sapo na keni përshkruar Aleppon lindor, i cili ndodhet nën kontrollin e terroristëve. A mundeni ju të na bëni dallueshmërinë mes “terroristit” dhe “rebelit”?
DR ANTAKI: “Në fillim të luftës në Siri nuk ka pasur grupe të shumta ndër të cilat ka qenë një përqindje shumë e vogël e opozitës demokratike ndaj regjimit të Sirisë, por pjesa më e madhe ishin grupe terroriste që kishim si objektivë kryesore krijimin e një shteti islamik. Me kalimin e kohës këto grupe demokratike u përthithën nga grupet terroriste dhe aktualisht këto grupe terroriste përfaqësojnë më shumë se 95% apo më shumë të grupimeve opozitare të armatosura në terren në Siri.
Pikërisht për këtë arsye, Ushtria e Lirë Siriane dhe opozita, që nuk janë grupime terroriste por që gjithsesi janë të armatosura nuk përbëjnë më shumë se 5% të grupimeve të armatosura, pjesa tjetër e mbetur janë të gjithë terroristë.
Dy grupimet parësore të të gjitha grupimeve terroriste janë ISIS dhe AL Nusra. Këto dy grupe janë bërë pjesë listës së terroristëve edhe nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Rusia, në këtë mënyrë çdokush ka të drejtë për t’i targetuar ato si objektivë të sulmeve ajrore. Megjithatë ekzistojnë edhe grupime të tjera, të cilat e kanë gjenezën nga Al Nusra, një degë e Al Kaedës, të cilat ende nuk janë konsideruar si grupime terroriste. Ndër këto tri grupime kryesore janë Jaish al Islam [Ushtria e Islamit], Ahrar al Sham [Të Lirë nga Damasku] dhe Jaish al Fatah [Ushtria e Lirisë/Çlirimit]. Këto tri grupe janë krijuar nga Al Nusra të shpëtuar nga të etiketuarit dhe vendosjes në listën terroriste, pavarësisht kësaj lëvizjeje këto grupime origjinën e tyre e kanë nga Al Nusra, e cila është Al Kaida në Siri.
Kështu, këto dy grupime duhet t’i shtohen listës së terroristëve dhe në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që këto grupime të neutralizohen, kështu do të mbeten vetëm ato grupime të armatosura, të cilët nuk janë terroristë, me të cilat ne mund të krijojmë dialog dhe të arrijmë kompromis politik.
BECURIOUSTV: “Çfarë mund të thoni për refugjatët? Për 12 milionë emigrantë që kërkojnë statusin e refugjatit të luftës.”
DR ANTAKI: “Gjysma e popullsisë siriane është zhvendosur. Në këto momente ndodhen 23 milion njerëz në Siri dhe 12 milionë njerëz janë përzënë nga shtëpitë e tyre. 3,5 milionë janë refugjatë jashtë Sirisë në vendet fqinje si Turqia, Libani dhe Jordania. Janë 8 milion njerëz të zhvendosur brenda për brenda të cilët nuk janë larguar nga Siria, por kanë qenë të detyruarë të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo është një situatë shumë serioze dhe këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, po aq sa kanë nevojë për ndihmë edhe ata që janë larguar nga Siria.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara janë përqëndruar vetëm tek njerëzit që jetojnë në kampet e jashtme të sirianëve. Të gjithë këta njerëz nuk po largohen për shkak të veprimeve të regjimit të Asadit apo ushtrisë së Asadit, siç përshkruhet nëpër media. Këta njerëz nuk po e braktisin vendin e tyre, as prej qeverisë së Asadit, as prej ushtrisë siriane, as prej veprimeve hipotetike të secilit prej këtyre dy grupeve. Këta njerëz ose janë prej atyre që largohen nga zonat e luftimit ose janë prej atyre po largohen mjerimi dhe varfëria. Shumica e popullit sirian po jetojnë tani nën nivelin e minimal të varfërisë.
80% e popullsisë së Aleppos janë tërësisht të varurë nga ndihmat e pakove ushqimore të OJQ-ve. Njerëzit janë të varfër. Ata i kanë shteruar kursimet e tyre, ata që kishin punë e humbur atë tashmë, ata që kishin një llogari, një punishte apo një fabrikë, një dyqan, i kanë humbur të gjitha. Njerëzit janë të varfër, ata po ikin nga ky mjerim ose po largohen nga zonat luftarake. Gjithashtu duke marrë në konsideratë fëmijët e tyre, ata kanë duruar 2, 3, edhe 4 vjet, por lufta ka vazhduar për më shumë se 5 vjet dhe ata duan të sigurojnë fëmijët e tyre për një të ardhme më të mirë, në mënyrë që ata të marrin vendimin për tu çrrënjosur nga këtu dhe për të kërkuar një të ardhme diku tjetër, për të filluar një jetë të re.
BECURIOUSTV: “Si ndiheni ju dhe i gjithë populli sirian për embargot dhe sanksionet që qeveritë perëndimore kanë vënë kundrejt jush që prej fillimit të luftës?”
DR ANTAKI: “Ne jemi të neveritur dhe na vjen pështirë nga këto sanksione, për shkakun e vetëm se këto sanksione dhe këto embargo nuk janë vënë kundrejt qeverisë siriane, por kundrejt popullit sirian, të gjithë njerëzive që jetojnë në Siri. Për shembull, unë personalisht, si një person x, që jetoj në Siri, nuk kam të drejtë të kryejë as transaksionin më të vogël. Në qoftë se unë dëshiroj t’u dërgojë 1.000$ fëmijëve e mijë, unë nuk e kam mundësinë ta bëj këtë gjë. Githastu, si person fizik unë nuk mund të importojë apo eksportojë ndonjë gjë. Kjo është tepër e dëmshme për mua. Unë jam një mjek dhe dëshiroj që të zëvendësoj një pjesë të pajisjeve të mija mjekësore. Në një gjendje normale kt zëvendësim do të zgjaste një javë, megjithatë mua mu desh një vit e gjysmë për të marrë të pjesës sepse nuk munda ta importoja nga Japonia duke qënë kompania nga ku do ta merrja ishte një kompani multi-nacionale.
Pra, këto sanksione ndëshkojnë popullin sirian dhe në një moment të caktuar BE-ja i hoqi sanksionet, por vetëm për njerëzit që jetojnë në zonat e kontrolluar nga terroristët. Ata njerëz që jetojnë në zonat nën kontrollin e shtetit sirian nuk mund të bëjmë asgjë. Në kundërshtim me pretendimet e tyre, kjo nuk do të penalizojë regjimin, kjo gjë po ndëshkon popullin sirian.
BECURIOUSTV: “Ju jeni i krishterë, Një i krishterë i Lindjes së Mesme. Nëse do të vihej në dyshim objektiviteti juaj, cila do të ishte përgjigja nga ju?”
DR ANTAKI: “Unë nuk po ju flas si Nabil Antaki i krishterë, unë po ju flas si siriani Nabil Antaki, i cili është dëshmitar i sulmeve dhe shkatërrimeve që i janë shkaktuar vendit të tij. Kjo nuk ka të bëjë me të qenit i krishterë apo mysliman, Siria është një mozaik etnik dhe fetar. Ekzistojnë njëmbëdhjetë kisha të ndryshme të krishtera dhe po aq shumë sekte të ndryshme myslimane, nuk është se qeveri siriane po mbron minoritetet dhe kjo të jetë arsyeja pse ne e mbështesim qeverinë siriane. Jo, qeveria siriane është laike, që i mbron të gjithë, nuk ka ndryshim nëse është një pakicë apo shumicë, të gjithë janë të respektuar brenda Sirisë. Ky është një regjim laik. Ndryshe nga shteti islamik, i cili nuk i respekton në absolutisht asnjë mënyrë minoritetet.
Nëse të krishterët janë pro-qeverisë apo pro shtetit sirian, kjo gjë rrjesh për shkak se që nga fillimi ata kanë përkrahur një shtet laik në krahasim me një shtet islamik.
Presidenti aktual është shumë popullor. Në të vërtetë unë nuk jam ndonjë simpatizant i presidentit, unë mbroj Sirinë dhe jo presidentin. Megjithatë, në një këndvështrim objektiv nuk mund ta mohojmë popullaritetin e tij, madje në mendimin tim, nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhje të lira në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dke u dhënë të gjithë sirianëve të drejtën për të votuar, përfshirë këtu edhe ata të diasporës, atëherë do të shihnim që presidenti aktual do të rizgjidhej.
Perëndimi ende nuk e ka kuptuar këtë të vërtetë. Assad ishte popullor në fillim të luftës kundër Sirisë, mbështetja ndaj tij është edhe më e fortë tani, jo për shkak se ai mbron pakicat, gjë e cila është pikërisht ajo që media do t’i bëjë njerëzit që të besojnë, por për shkak se ai i mbron të gjithë sirianët. Të krishterët janë rreth 8% e popullsisë siriane, kështu që ëshhtë qesharak të thuash se Assad është popullor, sepse ai mbron të krishterët dhe kjo është arsyeja pse të krishterët e mbështesin atë. Nëse ne jemi me të apo kundër tij, kjo gjë nuk ka asnjë ndikim të ndjeshëm mbi popullaritetin e tij. Ne kemi as ushtarë as armë, ne jemi vetëm 8%.
Assad është popullor për të gjitha grupet dhe sektorët e shoqërisë sonë siriane, kështu që në qoftë se ne duam që kjo luftë të marrë fund ne duhet të ndalojmë së kërkuari që dorëheqja e Assadi të jetë si një nga kushtet që duhet të negociojmë me të, ne duhet të negociojmë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të punojmë më shumë drejt demokracisë.
BECURIOUSTV: “Le t’i kthehemi disa konkluzioneve që ju parashtruat. Ju folët për popullaritetin e lartë të Asadit, a ishte ky popullaritet i një përmase të killë edhe në fillimet e 2011-ës?”
DR ANTAKI: “Kjo është pika ku unë dua të dal! Kur filluan problemet, ka pasur demonstrata kundër Bashar, maksimumi 10.000 ose 15.000 persona. Këto demonstratat u shfaqën nëpër televizione dhe shifrat dhe figurat u ekzagjeruan duke i shfaqur sikur ishin më tepër se një ose dyqind mijë. Nga ana tjetër, demonstrata masive spontane u derdhën nëpër rrugë në mbështetje të qeverisë së Assadit, në Alepo, në Damask, të gjitha qytete e mëdha dhe metropolet. Mbi një milion njerëz që mbështesin Basharin. Askush nuk i filmoi këto demonstrata, apo për të qënë më të vërtetë mos ndoshta duhet të them askush nga televizionet në perëndim. Pra, demonstratat organike të miliona njerëzve u injoruanr, ndërsa disa mijëra që marshuan kundër Bashar u zgjeruan nga të gjitha përmasat e mundshme dhe u ekzagjeruan në shkallë shumë të lartë.
Pra, që nga fillimi i demostratave ka ekzistuar një përmasë e madhe paragjykimesh, raportime partizane dhe të njëanëshme nga mediat. Assad ka qenë gjithmonë popullor dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ai është ndoshta edhe më popullor tani se sa në vitet e fundit para luftës. Ai kishte liberalizuar jashtëzakonisht të dyja sektorët politikë dhe ekonomikë në mënyrë që njerëzit ishin të lumtur, edhe pse ata e dinin se ende kishte shumë gjëra që duheshin përmirësuar.
Jeta nuk ishte e përsosur, por askush nuk donte luftë, të gjithë donin reforma. Madje edhe armiqtë më të deklaruar të qeverisë nuk donin luftë, dhe aq më shumë një luftë si kjo e sotmja. Ata dëshironin reforma dhe dëshironin demokraci, askush nuk dëshironte të vriste Sirinë për të përmisuar Sirinë.
BECURIOUSTV: “Kemi dy koalicioni përsa i përket Sirisë, sipas jush cili ëshrë efikasiteti i tyre??”
DR ANTAKI: “Sipas mendimit tim koalicioni ndërkombëtar perëndimor nuk është efektiv për arsyen e vetme se është e pamundur që të mund të kombinohet në të dyja anët e kundërta. Ju keni një koalicion të përbëra nga SHBA-ja dhe Evropa Turqia dhe Shtetet e Gjirit dhe në të njëjtën kohë ne e dimë se Turqia, Katari dhe Arabia Saudite janë financuese të Xhihadistëve, financojnë ISIS-in,, financojnë Al Nusran. Nga njëra anë, ata duan të luftojnë kundër terroristëve, nga ana tjetër ata janë duke i ndihmuar ata. Kjo është plotësisht e pështirë.
Përveç kësaj, në Siri gjenden edhe kurdët, të cilët kanë marrë gjithashtu edhe ata armët kundër ISIS-it. SHBA i konsideron kurdët aleatë të saj në luftën kundër ISIS-it. Pavarësisht kësaj, Turqia është plotësisht kundër armatosjen së kurdëve, për shkak të konfliktit që Turqia ka me kurdët. Pra, ne kemi dy vende që janë aleate, SHBA-ja dhe Turqia, por një është aleate me kurdët dhe një tjetër është kundër tyre, nuk mund të imagjinohet se si mund të funksionojë kjo gjë.. Ka shumë kontradikta brenda koalicionit perëndimor dhe kjo është arsyeja pse ky koalicion nuk ka arritur asgjë.
Para ndërhyrjes ruse, sulmet ajrore të koalicionit ishin grevat kozmetike. Ata mund të realizonin njëqind apo më shumë greva në shkretëtirë dhe kjo ishte shkalla e fushatëpamjes së tyre. Ata u bënë fitimprurëse vetëm pasi ndërhyri Rusia.
Nga këndvështrimi ynë, ndërhyrja ruse ishte jashtëzakonisht e dobishme dhe ata gëzojnë mbështetjen e plotë të popullit sirian, gjë e cila bie ndesh me rrëfimin që bëjnë perëndimorët. Perëndimi e akuzon Rusinë se targeton jo vetëm grupet terroriste, por edhe grupet e rebelëve të moderuar. Rusia ka qenë shumë e suksesshme në bombardimin e grupeve të Shtetit Islamik, pokërisht për këtë arsye, Perëndimi përpjiqet t’i ngadalësojë përparimin duke pretenduar se ata janë duke marrë në objektib grupet jo terroriste dhe duke akuzuar Rusinë se po ndihmon Basharin në vend që të targetojë ISIS-in. Sigurisht kjo nuk është e vërtetë, kur Perëndimi dëshiron të bombardojë një vend, nuk përbën problem, por kur Rusia do të bombardojë, ata nuk e bëjnë atë siç duhet.
BECURIOUSTV: “Si mendoni se e portretizon realitetin e Sirisë media perëndimore?”
DR ANTAKI: “Media perëndimore nuk është objektive. Ata janë të njëanshëm dhe janë kundër shtetit sirian. Ata janë përkrahës të rebelëve terroristë, kështu që populli sirian është i ngopur me portretizimin e tyre përsa u përket ngjarjeve në Siri. Ne nuk kërkojmë mediave që të pozicionohen pro apo kundër regjimit, ne thjesht kërkojmë prej tyre të jenë objektivë.
BECURIOUSTV: “Çfarë dëshironi të shtoni nga pikëpamja juaj personale?”
DR ANTAKI: “Gjithçka që unë dua t’i them Perëndimit është ju lutem të jeni më shumë objektivë, të edukoni vetet tuaja, të mos e pranoni dezinformimin, t’i bëni presion qeverive tuaja, për arsyen e vetme se Siria është një vend që dëshiron lirinë, prosperitetin dhe demokracinë e tij.
Lufta na ka shkatërruar, ne nuk mund ta përballojmë më dhe dëshirojmë që ajo të marrë fund!