Kosova

AKI: Kosova nuk është e rrezikuar nga organizatat dhe personat të islamit ekstrem

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani, i ka siguruar deputetët e komisionit për Mbikëqyrjen e këtij Agjencioni,  se gjithçka është në kontroll dhe se vendi nuk është i rrezikuar.

Këtë e ka bërë të ditur Duda Balje, anëtare e komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Balje nuk ka treguar se sa është vlera e shpenzimeve për gjashtë mujorin e parë të këtij institucioni.

“Është më ndryshe sepse është muaji i ramazanit a kanë në kontroll krejt këto islamistët ekstrem, është mirë deri tash nuk kemi pasur asnjë problem. Agjencioni është gati, ka njerëz edhe krejt është në rregull. ”tha Balje.

Ajo nuk ka treguar shifrat e shpenzimeve të AKI-së për gjashtë mujorin e këtij viti, pasi sipas saj, raportimi i sotëm nuk ka pasur shifra të shënuara por vetëm ka qenë një raportim në vija të përgjithshme.