Ekspozitat e Kur'anit zhvillohen në 100 qytete të Iranit
Ekspozitat e Kur’anit janë duke u mbajtur në mbi 100 qytete të Iranit gjatë muajit të Ramazanit, tha një zyrtar Kur'anor.
Duke iu drejtuar ceremonisë së përurimit të seksionit 24 të Ekspozitës Ndërkombëtare Kur’anore të Teheranit, Ministri i Kulturës dhe Ministria e Udhëzimit Islamik dhe përfaqësuesi, Huxhet ul Islam Muhammed Riza Heshmati përshëndeti mysafirët e huaj që marrin pjesë në ekspozitë dhe u tha se një nga programet Kur'anore të mbajtura në Iran gjatë muajit të Ramazanit çdo vit zhvillohet edhe Ekspozita e Kur'anit.
Ai tha se në këtë muaj të shenjtë, përveç Teheranit, qytete të tjera të mëdha në Iran organizojnë ekspozita të Kur'anit të Shenjtë.
Huxhet ul Islam Heshmati vuri në dukje se Ekspozita e Kur'anit në Teheran është duke u zhvilluar në një hapësirë që mbulon 50.000 metra katror, kjo është Xhamia e Imam Humeinit (r.a.)
Ai tha se pavionet e ndryshme në Expozitë paraqesin veprat Kur'anore dhe arritjet e artistëve, të Instituteve Kur'anore dhe nga të tjerët.
Zyrtari më tutje shpreson se me forume të ekspertëve të planifikuara në seksionin ndërkombëtar të ekspozitës, do të vendosët për rritjen e bashkëpunimit në fusha Kur'anore midis vendeve islamike.
Expozita Ndërkombëtare u hap në Teheran më 13 qershor dhe do të zgjasë dy javë.
Ngjarja vjetore kur'anore tregon një shumëllojshmëri të veprave të dedikuara për promovimin e Kur'anit të Shenjtë.
Burimi: IQNA News