Siria

Tragjedia e Sirisë dhe Lindjes së Mesme në përgjithësi

Amin Abdi nga Institutit Kayhan i Teheranit ka intervistuar ekonomistin dhe analistin gjeopolitik të njohur, Peter Koenig. Intervista u botua në persisht në Kayhan (Cosmos), një nga gazetat më të njohura të Iranit. Më poshtë, kjo intervistë do të ofrohet e përkthyer në shqip nga versioni i saj në anglisht.

Amin Abdi nga Institutit Kayhan i Teheranit ka intervistuar ekonomistin dhe analistin gjeopolitik të njohur, Peter Koenig.

Intervista me titull Tragjedia e Sirisë dhe Lindjes së Mesme në përgjithësi u botua në persisht në Kayhan (Cosmos), një nga gazetat më të njohura të Iranit. Më poshtë, kjo intervistë do të ofrohet e përkthyer në shqip nga versioni i saj në anglisht.

Amin Abadi: Sipas këndvështrimit tuaj, cila është arsyeja kryesore për krizën siriane, krizë e cila përfshin masakrimin e mijëra njerëz dhe mbetjen të pastrehë e shumë e shumë të tjerëve?

Që prej vitit 2011 'opozita' ishte e gatshme të niste një luftë civile në emër të Uashingtonit kundër Qeverisë së Bashar al-Asad, presidentit të Sirisë të zgjedhur në mënyrë demokratike, i zgjedhur nga një shumicë dërrmuese; dhe pas luftës pesë-vjeçare të imponuar nga të huajë mbi popullin e Sirisë, vlerësimi i mbështetjes së tij nga populli është ende mbi 70%. 'Opozita' - Al-Nusra, al-Kaeda dhe çfarëdo emrash të tjerë miqësore perëndimore që iu është vënë opozitës për të konfuzuar publikun e gjerë nga mediat perëndimore, është trajnuar, ushqyer dhe  armatosur nga CIA, Mossad, Arabia Saudite - dhe pa diskutim edhe nga shërbimet sekrete të NATO-s, shëbëtorëve të Evropës.

Nëse do të ktheheshim mbrapsht në kohë - menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore disa koka zioniste të SHBA-së ashtuquajturin 'tanqet e mendimit', si Institutin Amerikan Enterprise, Fondacioni Heritage, National Endoëment for Democracy (NED), Komitetit Amerikan Izraelit i Punëve Publike (AIPAC) - dhe të tjerët, përgatitën një plan që Shtetet e Bashkuara të marrnin në dorë kontrollin mbi botën. Këtë plan e quajtën Pax Americana frymëzuar nga Pax Romana të Perandorisë Romake, të cilat mendohet të kenë qënë 300 deri në 400 vitet më të përgjakshme të Perandorsë Romake.

Ky është një plan ende në vazhdueshmëri, i modifikuar dhe i përshtatur në përputhje me rrethanat e reja, megjithatë kurrë nuk devijon nga objektivi i fundëm – Dominim të spektër gjithëpërfshirës. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, emri i plani u ndryshua në 'Planin për Shekullin e Ri Amerikan - PNAC, nën mbikëqyrjen e neoliberalut deregulatorit bankar, Clinton. 'Pax Americana' mund të ketë qenë një emër shumë transparent dhe ekspozues për një vend që propagandon demokracinë nëpër botë, ndërsa në të njëjtën kohë përhap diktatoriate për të arritur një Një Rendin të Ri Boteror – apo Rendin e Ri Botëror. Njerëzit e  Zgjedhur, janë duke perfeksionuar Rendin e Ri Botëror - i cila përfshin marrjes nën kontroll të Lindjes së Mesme.

Brenda PSRA-it, shkatërrimi dhe kaosi i Lindjes së Mesme është planifikuar prej një kohe të gjatë, duke ndjekur moto – përça dhe sundo. Kjo është pjesë e planit të marrjes nën kontroll të botës dhe burimeve të saj. Burimet natyrore kryesore të Lindjes së Mesme janë hidrokarburet - dhe kush kontrollon energjinë kontrollon kontinentet; kush kontrollon ushqimin, kontrollon popullin; dhe kush kontrollon paranë - kontrollon botën- fjalë të thëna nga krimineli famëkeq i luftës, Henry Kissinger, që në fillimet e viteve shtatëdhjetë. Kjo mbetet motoja mbi të cilën është ndërtuar PNAC-i.

Kjo është një hyrje e gjatë për të arritur në çështjen kryesore: PNAC-ja përmbledh në veçanti një numër të vendeve të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut (MENA) qeveritë e të cilave duhet të rrëzohen – pa asnjë dyshim. Pikë. Në këtë listë përfishehn shtete si Afganistani, Iraku, Irani, Siria, Libia, Libani, Sudan, Somali - jo domosdoshmërisht në këtë renditje, por shkatërrimi dhe nënshtrimi i tyre, ose nëse do të shpreheshim ndryshe duke përdorur termin që doli pas shkatërrimit të qetë dhe të begatë që Klintoni i bëri Jugosllavinë - ballkanizimi – janë të planifikuara. Jugosllavia ishte e ndarë në kaos, që të kontrollohej më pas nga forcat e SHBA-s/ NATO-s - dhe për të çuar bazat e NATO-s gjithnjë e më përpara dhe pranë me Rusinë.

‘Ballkanizimi’ i Sirisë është veçanërisht i domosdoshëm për Perandorinë, për arsyen se është e lokalizuar në mënyrë strategjike në Detin Mesdhe dhe përbën kështu një rrugëkalim potencial për tubacionet e naftës nga vendet e Gjirit për t’i shërbyer tregjeve të mëdha evropiane, në mënyrë të këtillë që të bëhet një konkurrente e ashpër për hidrokarburet me Rusinë që për momentin zotëron tregun.

Aktualisht rreth 35% e naftës së nxjerrë nga në detet në botë (dhe rreth 20% e të gjithë naftës në mbarë botën të nxjerrë nga të gjithë burimet) kalon nëpër ngushticës së Hurmuz, një nga ndërlidhëse më të rëndësishme të naftës në botë, e cila është e kontrolluar kryesisht nga Irani; dhe gjithashtu duhet thënë se kjo ngushticë është një faktor kyç në tensionet e SHBA-së me Iranin – konflikt i cili, në fakt nuk kanë të bëjnë me asnjë 'kërcënimi bërthamor' iranian të dyshuar. Kjo është gjë tjetër veçse një farsë e manipulimit të opinionit publik e përhapur nga mbarë mediat perëndimore.

Natyrisht, Uashingtoni duhet ta dominojë dhe jo të lidhë marrëdhënie bashkëpunimi me liderët socialistë të zgjedhur në mënyrë demokratike, të këtillë si Hassan Rouhani i Iranit, apo Bashar al-Asadi i Sirisë. Në Siri, Presidenti Assad ka mbështetjen e plotë popullore siç edhe është demonstruar kohët e fundit nga zgjedhjet Parlamentare të Sirisë. Ai është duke udhëhequr një qeveri laike socialiste me të drejta të barabarta dhe shërbime falas sociale, të këtilla si shëndetësia dhe arsimi – dhe të gjitha politika nuk i përshtaten konceptin neoliberal fashist të Uashingtonit për privatizimit e çdo gjë nën  sundimin e tyre duke u bazuar në mendësinë e Rendit të Ri Botëror. Duke u pikënnisur nga kjo, - për Uashingtonin paqja nuk është kurrësesi një term i elaburueshëm për aq kohë sa Presidenti Assad vazhdon të jetë kreu i Sirisë. Për Uashingtonin dhe aleatët e saj evropianë që i shkojnë nga pas, ekziston vetëm një mënyrë: ndryshimi i regjimit.

Deri më tani ky plan nuk ka qënë në asnjë moment një sekret, madje as në mediat perëndimore, të cilët krijuan, financuam, trajnuan dhe armatosën ISIS-in apo terrorizmin e  Shteti Islamik (IS) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke rekrutuar militantët e mbetur të forcave elitëse mbrojtëse të Sadam Huseinit pas vrasja e tij. Tani mirëmbajtja e Shtetit Islamik është e ndarë në masë të madhe, përgjithësisht mes SHBA-së, sauditëve, Katarit dhe shteteve të tjera të Gjirit - dhe gjithashtu Turqisë, me Presidentin Erdogan qenë se është kukull numër një e SHBA-së, duke udhëhequr  një vend anëtar të NATO-s të vendosur në mënyrë strategjike të cilit mund t’i urdhërohet për të bërë çdo gjë që Uashingtoni kërkon – si për shembull, konkretisht të shtënat poshtë një avion luftarak rus.

Për fatin e mirë, ekziston Rusia dhe Presidenti Putin. Ai ka vënë një në lojën e sjelljes përqark agresionit forcat perëndimore të cilët ishin pretendojnë vis-à-vis për publikun perëndimor sikur ata janë duke luftuar ISIS (ose shtetin islamik), megjithatë në të vërteta këto trupa po e mbështesin shtetin islamik, duke bombarduar popullatën civile kryesisht sirianë dhe duke furnizuar ISIS-in me armë, duke i lejuar ata që të kontrabandojnë karburantin vjedhur në Turqi për t’ua shitur armiqve të tillë të shquar si Izraelit dhe vende të tjera në Evropë. Në disa muaj Prsidenti Putin i dha fund dominimit të IS në Siri dhe agresioneve perëndimore, duke çliruar pjesën më të madhe të territorit të pushtuar nga ISIS, dhe duke vënë kështu ushtrinë siriane përsëri në kontroll të territorit.

Kjo situatw e la Uashingtonin dhe vasalët e saj evropiane qw mban në krahë nw njw situatw qw nuk dininc çfarw tw bwnin. Pavarësisht sulmeve të vetëflijuese apo 'flamurwt falsw' terroristw në Paris dhe Bruksel, të cilat u realizuan mw sw shumti pwr të justifikuar më shumë bombardimet e NATO-s e Sirisë - forca ajrore dhe strategjia e Rusisë po sjellj mbrapsht mbizotërimin dhe sovranitetit e të paktën njw pjese tw konsiderueshme të Sirisë. Pikwrisht pwr kwtw arsye, Uashingtonii i duhej me doemos tw fitonte kohë – nw mwnyrw qw NATO dhe ISIS të rigrupoheshin dhe të rishihnin planin e tyre. Për këtë arsye u thirrën  dhe u mbajtun të ashtuquajturat qw tw gjithw i dimw, bisedimet Paqes sw Gjenevës. Siç e dimë tani, kwto bisedime nuk duken tw kenw gjasa për të nxjerr njw pwrfundim pozitiv - për sa kohë që Uashingtoni dhe lolot e tij evropiane të NATO-s vazhdojnw tw këmbëngulin nw ndryshimin e regjimit.

Të jeni tw sigurtw se, ndërsa Uashingtoni vazhdon tw ekzistojw, kurrë nuk do të pendohet pwr ato qw bwn; ata kurrë nuk do të bëjë ndonjë lëshim serioz i cili do tw devijonte nga plani i tyre fillestar - përveç marrëveshjeve që ata vetw mw pas i thyejnë duke mashtruar, siç mund ta shohim qartw tashmë me marrëveshjen bërthamore qw kanw me iranianin. Kjo është strategjia e tyre të fortë. Asnjëherë mos merrni u shpwrqwndro nga qëllimi yt thelbwsor - à la Perandoria Romake – perandori e cila përfundimisht u shemb nga forcat e saj twe brendshme.

AA: A mendoni si fuqitë e mëdha mbarëbotërore, përfshirë këtu edhe Amerikën i kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre humanitariane dhe detyrimet morale kundrejt popullit sirian?

PK: Sigurisht që jo. Përkundrazi, ata janë përgjegjësit kryesorë për katastrofën humanitare të më shumë se 4 milion  njerëzve që kanë emigruar nga vendet e tyre, të më shumë se gjysmë milioni njerëzish të vrarë nga një luftë civile, e nxitur tërësisht dhe financuar nga forcat e huaja. Ata janë përgjegjës për tragjeditë e panumërta njerëzore, për përmbytjen e refugjatëve në Evropë nëpërmjet detet e Turqisë. Po kështu, kjo përmbytje e refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera e perëndimore të shkatërruara, vendet MENA kanë qënë gjithashtu planifikuar, si një armë për të destabilizuar Evropën.

SHBA dhe Arabia Saudite dhe Shtetet e tjera të Gjirit kanë financuar  kampet e refugjatëve të në Turqi në shumën prej 6 miliardë dollarë - kampe që mund të mbajnë më shumë se 4 milion refugjatë. Erdogani  është urdhëruar nga udhëheqësit e tij transatlantike – t’i mbajë refugjatët në Turqi derisa të ata të japin sinjalin që janë hapur portat e përmbytjes. Dhe kjo është pikërisht ajo që ata bënë. Vjeshtën e kaluar erdhi urdhi që refugjatët të liheshin lirë të shkonin në Europë. Dhe Erdogani i la të shkojnë - në një vjeshtë dhe dimrit të një sezoni të lagësht dhe të ftohtë Europian, e vështirë për të dhënë strehim turmave të papritura të refugjatëve. Ata kaluan në grupe masive detin Egje për në ishujt grekë, ose kaluan Mesdheun për në Itali dhe jug të Francës. Shumë prej refugjatëve u tha të shkonin në Gjermani, se atje ishte vendi ku do të gjenin të ardhmen - shumë prej tyre në fakt u janë dhënë harta rrugore për të gjetur Gjermaninë, Austrinë dhe disa vende të tjera evropiane veriore.

Në 2015-ën, Gjermania është e zhytur në të paktën një milion refugjatë nga MENA dhe vendet afrikane dhe pritet të marrë të paktën po kaq edhe në 2016-ën. Megjithatë, pavarësisht kësaj rrjedhe që kanë marrë refugjatët, Kancelarja Merkel është duke negociuar me presidentin Erdogan një marrëveshje mëshumë se gjashtë miliardë euro për t’i mbajtur refugjatët në Turqi. Erdogani i cili është specialist në shantazh është duke u paguar nga të dyja anët. Ai duhet të mbajë paratë e tij të fituara me mashtrim në vende më të sigurta se sa Panama-ja.

Një tragjedi e re, e cila shumë pak është folur, por që në fakt është e tmerrshme që është shfaqur kohët e fundit nga Europoli (Policia Evropiane) – me shumë mundësi më shumë se 10.000 fëmijëve të refugjatëve, kryesisht jetimë, janë zhdukur. A kanë rënë ata në duart e trafikantëve të fëmijëve, përdorimit dhe shitjes së tyre për punë skllavëruese dhe vajzat për ushtrim prostitucioni?

Gjithçka është e mundur në botën tonë perëndimore, ku të gjitha ndjenjat e etikës janë zhdukur në 30 vitet e fundit apo edhe prej një kohe më të gjatë; por të paktën që nga fillimi i periudhës së neoliberalizmit - çdo gjë bënet për përfitim – thënë shkurt fashizëm. Në fund të fundit, e shkuara e Evropës përsa i përket etikës ka qënë historikisht për faqe të zezë - kanë përdhunuar, plaçkitur dhe vrarë qindra miliona afrikanë, aziatikë dhe amerikanë të jugut në qindra vitet e tyre të kolonizimeve në mbarë botën. Do të ishte shpresuar se pas dy luftërave botërore ata do të arsyetonin dhe kjogjë do të merrte fund. Por më kot. Ka diçka që është thelbësisht e gabuar me këtë botë perëndimore të dominuar nga “Popujt e Zgjedhur” .

Megjithatë, ekzistonte edhe një tjetër strategji - për të shkatërruar Greqinë plotësisht. Ajo tashmë është duke u goditur sitematikisht, poshtëruar dhe - unë guxoj të them edhe - e vrarë nga trojka – e Komisionit Evropian (KE), Banka Qendrore Evropiane (BQE - e cila nuk është me të vërtetë një bankë qendrore) dhe famëkeqes FMN-së, instrumenti prej një kohe të gjatë në krahun e Shërbimeve Federale të ShBA-së dhe të Wall Street-it. Historia tregon se Greqia është një vend me burime të mëdha njerëzore dhe elasticitet. Ky elasticitetit duhet që të thyhet dhe të asgjësohet. Në fund të fundit, Greqia, së bashku me Turqinë dhe Gjermaninë, janë mikpritëse të një baze shumë më të rëndësishëme strategjike të NATO-s. Greqia nuk mund të mbetet një shtet autonom, sovran dhe Zoti na ruajtë - me një qeveri socialiste. Asnjëherë.

Pra, vendet e Europës Veriore i kanë mbyllur kufijtë e tyre me Greqinë; dhe Greqia nuk mund t’i kthejë refugjatët në Turqi, kryesisht për shkak të arsyeve humanitare. Çfarë do të ndodhë me ata nëse kthehen përsëri në Turqi - nën grushtin e Erdoganit – ndërkohë që mijëra refugjatë kanë humbur tashmë jetën e tyre duke u përpjekur për të kaluar nëpërmjet detit në streha më  të sigurta. Ironikisht, këto strehë të sigurta janë vetë kombet evropiane që ndihmuan në shkatërrimin shtëpive të tyre, jetesës së tyre, në shpërndarjen e familjeve të  tyre andej këndej – ata kanë vrarë miliona prej tyre vetëm gjatë 15 viteve të fundit. Shkoni dhe kërkoni ndihmë nga xhelatët tuaj! - Çfarë fati! - Greqisë, që me burime të pamjaftueshme për të ushqyer njerëzit e vet, iu desh të kujdesej dhe të mbronte jetën e qindra mijëra refugjatëve, të cilët nuk janë lejuar nga fqinjët e saj veriorë që të largohen për në Evropën qëndrore.

Nëse flasim për solidaritetin – ai nuk ekziston. Bashkimi Europian është një turp, një gabim i pandreqshëm.

AA: Në artikullin tuaj Fëmijët e Sirisë, të publikuar në Global Research jeni shprehur se Obama është keqpërdoruesi më i madh i të drejtave të njeriut në botë për këtë shekull, a mund të na e shpjegoni më shumë këtë deklaratë.

PK: Sigurisht. E para mbi të gjitha, Presidenti Obama ka filluar më shumë luftëra sesa paraardhësi i tij; ai sot për sot është i përfshirë në shtatë luftëra, siç edhe krenohet ai vetë. Dhe kjo gjë vjen pasi ështëshpallur fitues i çmimit Nobel për Paqe - një çmim që i është dhënë në fillim të mandatit të tij, me shpresën se ai do të sillte paqe në botë. Por jo. Atij tashmë i ishte dhën një agjendë e ndryshme nga udhëheqësit e tij. Mjeshtrat e panjohur në krye të këtij trekëndëshi të errët, elitës së elitave, disa të tjerë i quajnë ata Illuminati, mjeshtrat e panjohur të masonëve të lirë.

Organizatat gjysmë-sekrete të njohura, të këtilla si Bilderbergers, Trilaterals, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR), British Chatham House, Forumi Botëror Ekonomik (ËEF) - dhe të tjera si këto - janë të gjitha instrumentet që përdoren për të nënshtruar botën nga maja e trekëndësh të pakristalizuar. Udhëheqësit poshtë tyre, Obama, Hollande, Merkel, Cameron dhe shumë të tjerë janë të gjitha kukulla, të vënë në ato pozicione nga sipër për të ekzekutuar urdhërave nga poshtë. E sipërmja e pakapshme është e udhëhequr nga “Njerëzit e Zgjedhur”. - Tingëllon si teori konspirative? - Mendoni përsëri dhe shikoni se kush po shkon FED, Goldman Sachs dhe gjigandët e tjera të Wall Street, industrisë së medias dhe komunikimit, kompleksi ushtarak industrial - dhe kështu me radhë.

Për t’u kthyer tek pyetja për të drejtat e njeriut - Obama gjithashtu është duke abuzuar me të drejtat e njeriut me vrasjet e tij me avionë të telekomanduar. Ai ka pranuar hapur, në qoftë se nuk mburret, në lidhje me miratimin e çdo njeri që rri kot duke vrarë veten. Kryesisht të martave, ai shikon listat e pretenduara të terroristëve në mbarë botën, dhe vendos se cilët duhet të eliminohen, po asnjë akuzë, pa asnjë gjyq, pa asnjë hetim. Ai është zoti, që vendos mbi jetën dhe vdekjen, duke marrë parasysh që puna e tij konsiston në të dhënit urdhër që disa ushtarë të rinj që u pëlqen shumë të luajnë 'stacionet play' të shtypin telekomandën për të shkaktuar  vrasjen e njerëzve të panjohurë që ndodhen me mijëra kilometra larg, kryesisht marrin si objektivë tubime njerëzve si dasma, funerale apo ngjarje të tjetra familjare, në të cilën mund të gjenden personat që synohet të vriten. Ata vrasin qindra njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me 'terroristët' e dyshuar - ata bëhen dëme kolaterale – bug-splats, zhargon ushtarak për të vrarët nga distanca të panjohura. Me urdhrin e Obamës; i cili thjesht vë në ekzekutim një axhendë botërore të ardhur nga lart.

Përveç vrasjeve të ndodhura gjatë dy luftërave botërore, nuk ekziston askush tjetër në këtë planet i cili është përgjegjës për vrasjen e më shumë njerëz në njëqind vitet e fundit se sa Obama. Ai është një kukull e mirë, por edhe kukulla kanë një ndërgjegje – apo nuk e kanë, apo nuk supozohet të kenë?

AA: Në artikullin tuaj jeni shprehur se dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë gjatë 15 viteve të fundit për shkak të sulmeve të telekomanduara të kryera nga Franca, Amerika dhe Britania e Madhe dhe më shumë se 90 % e viktimave ishin civilë. Pse komunitetet ndërkombëtare përgjegjëse për të drejtat e njeriut siç janë Kombet e Bashkuara kanë qëndruar të heshtura ndaj këtyre krimeve?

PK:  Nuk ka asnjë bashkësi ndërkombëtare që nuk gjendet nën kthetrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 20-30 vitet e fundit të gjitha janë shndërruar në mjete për Perandorinë. Është e trishtuar për të thënë, por Kombet e Bashkuara, e krijuar në tetor të vitit 1945 nga Lidhja e Kombeve, e krijuar pas Luftës së Parë Botërore për të siguruar paqen në mbarë botën, është shndërruar thjesht në një mjet për Uashingtonin për të manipuluar botën. Çdo Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të miratohet, në rastet kur nuk nuk është zgjedhur prej, nga Uashingtoni. Të gjitha agjencitë speciale të OKB-së, si OBSH, UNESCO, UNCTAD, UNICEF, Banka Botërore, FMN-së dhe shumë e shumë të tjera  janë nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Uashingtonit. Nëse dikush nuk sillet mirë, siç ka ndodhur njëherë e një kohë me OBSH dhe UNESCO-s ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara thjesht mbajnë pjesën e tyre të financimit dhe presioneve të vende të tjera për t;i detyruar të bëjnë të njëjtën gjë - derisa agjencia përkatëse të kthehet përsëri në rrugën e duhur. Kaq e thjeshtë.

Më e keqja ndër të gjitha është Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë. Nga një gjykatë prej së cilës pritet neutraliteti, paanshmëria dhe drejtësia. Si ka mundësi që të gjithë ‘kriminelët’ e akuzuar dhe të dënuar janë armiq të Perandorisë? Por kriminelët e vërtetë dhe kriminelët e luftës, si Presidentët amerikanë të 60 viteve të fundit dhe ndjekësit e tyre nuk janë as të akuzuar, jo më të bëhen përpjekje për t’i sillë para drejtësisë. Në një botë të drejtë, të gjithë do të meritonin një gjykim si ai në stilin e Nurembergut.

Kjo është pikërisht arsyeja pse të gjitha këto agjenci, bashkësitë ndërkombëtare, qëndrojnë të heshtura për këto krime - vrasjet me avionë pa pilot, luftërat 'e paligjshme' (të gjitha luftërat janë të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit), nxitjet dhe ushqyerja e konflikteve, të mbeten të pagjykuara. Njerëzit janë të frikësuarë nga sanksionet e vartësve të Uashingtonit.

Frika është instrumenti kryesor i përdorur nga çdo perandori për të manipuluar njerëzit. Mjafton të organizosh diku një akt terrorist - dhe njerëzit do të kenë frikë, do të ulërasin për ndihmë - ju lutem më forca policore, mbrojtje më të madhe ushtarake - madje kërkojnë që të drejtat e tyre civile të shfuqizohet për 'mbrojtje'. Kjo ishte pikërisht mënyra se si presidenti Hollande ishte në gjendje të shpallte gjendja e jashtëzakonshme (Ligji Martial) në Francë. Ai është ende duke punuar në përjetësuar këtë gjendje në Kushtetutën franceze.

AA: Siç e keni përmendur edhe në artikullin tuaj të fundit, miliona njerëz në Siri, Irak,Yemen, Palestinë, Somali, Afganistan, Pakistan dhe Sudan po jetojnë nën standartet minimale të jetesës, ata po vuajnë nga varfëria dhe kjo mizori vjen vetëm nga ambicet kryene,ce dhe dominuese të fuqive të mëdha. Cila është sipas jush zgjidhja për të rritur nivelin e tyre të jetesës?

PK:  Përgjigja e vetme e thjeshtë dhe e fundme është paqja dhe drejtësia sociale. Se si mund të arritet kjo drejtësi dhe paqe është çështje tjetër. Kjo zgjidhje ka nevojë për një paradigmën të ndryshuar. Ajo kërkon një vetëdije njerëzore krejtësisht ndryshe, jo të jetë e nxitur nga lakmia dhe pushteti, por nga një ndjenjë e solidaritetit njerëzor, nga dëshira për të jetuar së bashku në harmoni dhe në harmoni me natyrën - një shoqëri që nuk shkon vetëm drejt konsumizmit, me rritjë të pabesueshme vjetore të konsumit - një shoqëri që është e vetëdijshme për vendin në të cilin jeton, dhe nga çfarë është e rrethuar, të gjithë ekosistemet e saj, kafshët, bimët, burimet natyrore të pariprodhueshme - një shoqëri që kujdeset dhe mbron 'vendin ku jeton', i cili është pikërisht - ekosistemi shumë i çmuar i globit . Vend në të cilin na është dhënë bujarisht gjithçka që kemi nevojë për të jetuar një jetë më të mirë - pa pasur nevojë për të vrarë të tjerët dhe për të shkatërruar.

Kjo vetëdije dhe ndërgjegje është e natyrshme për të gjitha qeniet njerëzore. Ne jemi të gjithë të lindur me të. Por shkatërrohet menjëherësapo bëhemi pjesë e kësaj shoqëri që gjithçka e bën mbi bazat e lakmisë. Megjithatë, në çdo mendje njerëzore ekziston një shkëndijë, quaje atë frymë apo shpirt, që shkëlqen ndonjëherë-shumë-shpesh dhe na tregon se diçka është e gabuar me atë që po ndodh rreth nesh. Ne na duhet vetëm ta kuptojmë këtë shkëlqim, këtë dritë të ngrohtë të vogël në pjesën e prapme të mendjeve tonë, dhe ta ndjekim atë, më pas të shohim ku na çon. Ajo do të na çojë tek e vërteta. Ndoshta ne duhet të kërkojmë për atë në një media alternative, ose thjesht të hapim sytë ndaj të vërtetës. Ajo mund të na mxjerrë nga zona jonë e rehatisë. Kjo është një pengesë e madhe për shumicën e njerëzve që e injorojnë këtë shkëndijë të vogël të ngrohtë. Në fakt, në se do të mund ta kalonim pragun dhe ta braktisim zonën tonë të rehatisë, me siguri do të na sjellë një pasuri të mendjes nga e cila nuk do të duam kurrë të kthehemi.  Kjo do të ishte zgjidhja.

AA: Amerika gjithmonë është paraqitur si një shtet që i kushton vëmendje të veçantë paqes dhe i vë një rëndësi të madhe ruajtjes së demokracisë në të gjithë botën. Por, megjithatë vetë SHBA-ja ka qenë një nga vendet, që ka knotribimet më të mëdha në shkatërrimin e Sirisë. Si e shihni ju këtë Paradox?

PK: ‘Të kushtuarit vëmendje të veçantë paqes dhe demokracisë’ është vetëm një farsë propagandistike Uashingtonit që e aplikon pa ngurrim në mënyrë të përsëritur. Edhe pse pak njerëz e besojnë këtë gjë. Njerëzit arrijnë të shohin Shtetet e Bashkuara të vërteta të Chaosit, Lakmisë dhe Pushtetit. Por paradoksi qëndron në faktin se edhe pse vendet dhe liderët e vendeve të ndryshme e shohin këtë të vërtetë, gënjeshtër që fshihet pas kësaj propagande, ata nuk guxojnë t’i kundërvihen ShBA-së. Ata kanë frikë nga perandoria e zhveshur nga këto mbulesa. ShBA-ja mund t’u vendosë sanksione, sanksione ekonomike, forcat e saj ushtarake mund të pushtojnë vendet e këyre liderve, mund të sjellë ndryshimin e regjimit - mund thjesht të vrasin për të marrë atë që ShBA-ja dëshiron. Mjafton të shohim se çfarë po ndodh në Siri, në Ukrainë, më parë në Irak, Libi – e vende të tjera që të gjithë i dimë. Lista e liderëve të vrarë të vendeve të paangazhuara nga perandoria në 70 vitet e fundit është e gjatë, shumë e gjatë.

Po, SHBA jo vetëm që ka kontribuar një pjesë të madhe në fatkeqësinë siriane, mbi të gjitha është nxitësja kryesore e luftës dhe mjerimit atje. Arsyeja për gjithë këtë, siç u shpjegua edhe më lart është dominimi i plotë, fillimisht i energjisë së pasur dhe strategjike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, pastaj dominim i të gjithë botës. Vetëm atëherë mund të qetësohet. Ekzistojnë ende Rusia dhe Kina, vende të bëra aleate që nuk do të lejojë një grupim zionist-anglo-sakson të marrë në kontroll gjithçka. Këto dy vende nuk kanë krijuar vetëm një aleancë ndërmjet tyre, por edhe me vendet e mbetura BRICS (Brazil, India dhe Afrika e Jugut), si dhe me vendet e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO) dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EEU).

Kjo aleancë është mbi të gjitha një aleancë ekonomike dhe politike, por edhe një organizatë mbrojtëse. Së bashku këto vende përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së botës dhe të paktën një e treta e prodhimit të përgjithshëm ekonomik global. Ata janë gjithashtu gati për të nisur sistemin e tyre të pavarur monetar, në një formë krejtësisht të palidhur me dollarin perëndimor të bazuar në sistemin mashtrues të kazinove. Ka shpresë. Edhe pse nuk mund të presim një ndryshim drastik brenda natës. Ndryshimet detare vërtet ndodhin. Por ata janë të ngadalta.

AA:  Sipas raporteve që janë marrë në dorë, më shumë se dhjetë mijë refugjatë, duke përfshirë edhe fëmijë janë zhdukur në vendet evropiane. Ka një probabilitet të lartë se ata mund të jenë rrëmbyer nga banda që merren me trafikimin e qenieve njerëzore. Ky lajm i këtilla që vjen nga Evropa duket se nuk shqetëson dhe nuk po merret seriozisht nga Perëndimi. Cila është arsyeja sipas jush?

PK:  Në të vërtetë, siç u përmend edhe më parë, sipas Europolit, të paktën 10.000 fëmijë refugjatë janë zhdukur. Ata mund të kishin rënë lehtësisht pre e bandave të trafikimit të qenieve njerëzore - një perspektivë krejtësisht e mjerueshme për këta fëmijë të pambrojtur, skllavëria, shfrytëzimi seksual, abuzimi të gjitha rrugë deri vdekjes. Askush nuk di asgjë për fatin e tyre. Dhe si edhe ju thatë, mediat perëndimore nuk duket se është sa do pak për fatet e këtyre fëmijëve. Kjo dukuri është pothuajse e padiskutuar.

Më e rëndësishme duket të jenë bisedimet gjysmë-sekrete mes Kancelares Merkel dhe Presidentit Erdogan për një marrëveshje prej gjashtë miliardë eurosh, dhe për të vazhduar me marrëveshjet ultra-sekrete, prapa dyerve të mbyllura 'negociatat' e TTIP famëkeq (Tregu Transatlantik dhe Partneriteti i Investimeve ), marrëveshja më e poshtër tregtar e shekujve të fundit që rrezikon të skllavërojë totalisht Evropën për korporatat transnacionale, shumica e të cilave janë korporata amerikane.

Jeta e njeriut është e lirë, sidomos jeta e njerëzve që jetojnë në varfëri dhe skamje është e lehtë shpenzueshme në botën tonë të lakmisë dhe pa etikë.

Si fjalë të fundit - më lejoni edhe një herë të apeloj për këtë shkëndijë të vogël të ngrohtë në pjesën e prapme të mendjen tuaj që ne priremi ta injorojmë, sepse ajo mund të cënojë rehatinë tonë. Ju lutem, mos e injoroni atë. Lejojeni atë shkëlqim të ndrisë dhe ndiqeni atë drejt të vërtetës. Ajo do të ngrohtë zemrën tuaj dhe do të ndihmojë të sjellë ndryshimin kolosal të nevojshëm.

Peter Koenig është një ekonomist dhe një analist gjeopolitik. Ai është gjithashtu një ish-punonjës i Bankës Botërore dhe ka punuar gjerësisht nëpër botë në fushën e mjedisit dhe burimeve të ujit. Ai shkruan rregullisht për Global Research, ICH, RT, Sputnik, PressTV, CounterPunch, TeleSur, The Vineyard of The Saker Blog, dhe faqe të tjera në internet. Ai është autor i Shpërthimit - Një Thriller Ekonomik në lidhje me Luftën, shkatërrimin e Mjedisit dhe Koopropratën e Lakmisë - fiction i bazuar në fakte dhe mbi 30 vjet përvojë të Bankës Botërore rreth globit. Ai është gjithashtu bashkë-autor i Rendi Botëror dhe Revolucioni! - Ese nga Rezistenca.

Burimi: Medya Şafak