Turqi

Fjalimi i Erdogan-it kritikohet në lidhje me deputetët gjermanë

Kryetari i Kuvendit Gjerman  (Bundestagut) dhe Kryetari i Kuvendit Evropian  kanë kritikuar deklaratat e kryetarin e Turqisë në lidhje me deputetë turq në kuvendin gjerman.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Norbert Lambert, kryetar i Kuvendit të Gjermanisë  (Bundestagu)  të enjten ka kritikuar komentet e kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka hedhur akuza të ndryshme ndaj një grupi deputetësh në Parlamentin e Gjermanisë për shkak të miratimit të rezolutës e cila e njohu si gjenocid vrasjen e 1.5 milionë të krishterëve armenë gjatë vitit 1915 nga Perandoria Osmane.

Ai ushtroi në veçanti presion ndaj deputetëve me prejardhje turke në Kuvendin e Gjermanisë (Bundestag) duke thënë se këta të fundit do të marrin kundërpërgjigjen e merituar.

Më tej, kryetari i shtetit ka kërcënuar se Turqia do të hakmerret ndaj Gjermanisë, në rast se kjo e fundit nuk do të tërheqë rezolutën e miratuar më herët.

Edhe kryetari i Kuvendit të Europës,  Martin Shulz ka dënuar deklaratat e Erdoganit ndaj kuvendit gjerman, duke thënë se këto deklarata janë të papranueshme. Nga ana tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Gjermanisë mund të rrezikojë implementimin e marrëveshjes së emigrantëve, që është firmosur mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian.