İran

Takim i së djelës me Profesor Ilberin: Bukuria në Iran ka marrë formën e një ligji publik

Sot është dita që të flasim për hapjen e turizmit në Iran. Jeta në qytete tregon më shumë gjallëri të konsiderueshme nga ajo e disa viteve më parë. Sido që të jetë, iranianëve u pëlqen të shëtisin. Tashmë nuk ka gjallëri vetëm në qytetet e mëdha një lindje e gjallërisë pikaset edhe në qytetet e vogla. Sigurisht që edhe politika ka ndikim e saj në këtë situatë, duhet që t’i bindë njerëzit për të ardhmen. Popujt që nuk janë të bindur, rrinë në shtëpi si ata fëmijët që duan të rrinë në prerin e nënës.

Në maj kam marrë pjesë në një program dymbëdhjetë ditor në Meshhed, Nishapur, Isfahan, Jazdi dhe Shiraz. Programi në Meshed u mundësua nga ftesa e Dr. Ali Polat, i cili është një biznesmen azebaxhanës që punon në Stanboll, por që mbi të gjitha njihet për veprat që ka shkruar rreth letërsisë iranianë dhe Tabrizit. Taje u prezantua libri i përkthyer në persisht i Dr. Aliut.

Në ditën e Omer Hajjamit në Nishapur, gjatëdhjetë njerëz të të gjitha klasave shoqërore, të mbledhur poshtë pemëve dëgjojnë poezitë e Hajjamit, apo ato dedikuar Hajjamit (duke qënë se janë shkruar me dialektin e vendit shqiptohen me , ü-y dhe ö-oë, zanore tipike të turqishtes).

JETON ME LETËRSINË E TIJ TË PASUR

Edhe një vajzë katër vjeçare të shfaqet para duke lexuar poezitë e Hajjamit. Irani jeton me letërsinë e tij të pasur. Pikërisht për këtë arsye askush nuk mund ta zhdukë këtë shtet apo këtë popull. Më erdhi zili nga e gjithë kjo. Ndërsa udhëheqësit e bashkive mbajnë diskutime, ndonjëherë njerëzit mërziten bëjnë muhabet me njëri tjetrin, kur vjen puna tek poezitë, të gjithë heshtin dhe dëgjojnë me vëmendje. Kam dëgjuar një grup mësuesish modestë të cilët lexonin përmendësh Bahaddin Amilin ka Firdeusi i letërsisë iraniane, në një vizitë që kishin ardhur një javë më pas në Persepolis.

FIRDEUSI MBETET ENDE KURORA MBI TË GJITHË

Në frengjishten e vjetër Horosan nënkupton “lindjen e perandorisë”. Moti në meshed është i ashpër. Dimri bën ftohtë, ndërsa vera është shumë e nxehtë. Megjithatë konsiderohet si një zonë pjellore edhe në Perandorinë iraniane të dikurshme edhe për gjeografinë e sotme. Mazide Nishapuri është një qytet i rëndësishëm.

Edhe sot është e mundur që brenda qytetit të shohësh varret e poetëve të mëdhenjë. Në një zonë që njihet si Tus gjendet ende turbia e Firdeusit, autorit të Shehnames – një dër veprat më të mëdhe të letërsisë iraniane – në vendin ku ai ka lidur dhe është rritur. Është vendi më i rëndësishëm për t’u vizituar për të gjithë ata që e duan kulturën dhe letërsinë iraniane.

Irani është vendi i cili përkthen dhe boton më shumë libra në të gjithë Lindjen e Mesme duke përfshirë këtu edhe Turqinë. Kjo kuptohet edhe nga gjallëria në panairet e librave. Përkthimet janë të arrira, sepse ata që njohin një gjuhë të huaj e njohin mirë edhe gjuhën e tyre. Madje edhe Bibla është e bukur për t’u lexuar me të gjitha përkthimet e arrira në persisht.

PASIONI NDAJ ARTEVE PLASTIKE

Ende nuk ekziston një gjallëri në shoqërinë kulturore në qyteza e fshate. Arti iranian ka nevojë të realizojë investime të mëdha në këtë fushë. Dhe për këtë gjë më e rëndësishme është mundësimi i burimeve njerëzore. Ekzistojnë dy elementë kryesorë për të ruajtur pasurinë historike të këtij vendi: E para është njohuritë bagazhi intelektual dhe shija e sofistikuar e vetë njerëzve. Letërsia Iraniane... Nuk vdes kurrë dhe kjo trashëgimi letrar, përsa kohë kjo mbledhje e kulturës do të vazhdojë pavdekshmërinë e saj edhe populli do të kapërcejë çdo sprovë.

Tensioni mes grupimeve me prejardhje të ndryshme etnike nuk është i theksuar as sa tensioni mes italianëve veriorë me ata jugorë. Sepse ata kanë një kulturë të përbashkët që i lidhë. Të gjithë njerëzit atje e duan persishten, megjithatë ata me origjinë turke në Azerbaxhan dhe Horosan e ruajnë edhe gjuhën e tyre të folur dhe të shkruar.

Le të shqyrtojmë elementin e dytë. Ky element konsiston në pasionin dhe vetëdijësimin për artet plastikeMerren me pikturë dhe vazhdojnë me ndriçimet. pavarësisht se kaligrafia turke ia ka zënë vendin në histori kaligrafisë iraniane, Irani me ngulmim e vazhdon ende kaligrafinë e tij.

ÇFARË NDODHI KUR NË VARRIN E HAFIZIT U LEXUA “VDEKJET E FAMSHME”?

Shirazi është një qytet i vendosur në lindje që preket lehtasi nga era e Gjirit të Basras. Prandaj është një vend i ngrohtë, nganjëherë i feskët dhe i lagësht, vend i mbuluar në jeshillëk dhe me pazare të gjëra. Ndoshta qëllimi për të kursyer u takon dyqaneve të argjendarive. Përpos turizmit të jashtëm, iranianët e prirur drejt turizmit të brendshëm e kanë kthyer në diçka të përdishme vizitmin e Hafizit dhe Sadit. Të gjithë gjenden në parqet përreth teqeve. Kur shkuan në Shiraz në varrin e hafizit lexuam “Vdekjet e famshme” që ka shkruar Jahja kemali për Hafizin. Atje ndodhej një grup, që edhe pse nuk kuptonin turqisht e dëgjuan me respekt këtë poezi të bukur. Megjithatë nuk ka asnjeri që të mos ndeshet me përfituesit që qëndrojnë aty. Sapo ne mbaruam së lexuari poezinë, nga ai grumbull njerëzish doli një tip periferik, që meqë kishte gjetur një grumbull njerëzish filloi të fliste pa pushim për “Mrekullitë dhe devotshmëritë e Hafizit”!

Persepolis,  apo i njohur ndryshe si Taht-i Xhemshid është një prej sintezave iraniane që ka ekzistuar që prej shekullit V para lindjes së Krishtit. Ashtu si arti iranian ka lënë gjurmët e tij në Turqinë e sotme, i Ionia dhe Karia, ashtu siç është i thellë ndikimi i heleneve në rajonet ku janë gjendur, padyshim që Greqia e Lashtë klasike ka lënë gjurmë, që mund të shihen edhe sot në Persepolis. Nuk është e nevojshme që të lexosh librat e histarianëve perëndimorë për të parë ndërthurjen e kulturës Lindore me atë Perëndimore. Nuk ndodh për një ditë me pushtimin e Aleksandrit të Madh helenizmi, po ashtu as kultura lindore nuk ka ndikuar në një ditë të vetme Greqinë e Lashtë. Ndryshimi kulturor është një ngjarje që ka nevojë për më shumë kohë. kjo gjë shihet edhe në Taht-i Xhemshid, apo edhe në Sheshin Nakshi Xhihan.

PROFESOR ILBERI NA UDHËZON...

SI DUHET TA SHËTISIM IRANIN?

- Mund t’i ndajmë në dy bukuritë e shëtitjes së Iranit. E para është të fillosh nga Teherani dhe të përparosh drejt lindjes, ndërsa e dyta është të fillosh nga Tebrizi në veri të kalosh në Sultanie dhe Kazvin dhe të zbresësh në Tebriz. Po shpjegoj të parën. Ndërsa jeni duke dalë nga Teherani, në pjesën periferike lindore ndodhet Rei, ju këshilloj me doemos ta vizitoni. Atje gjenden e teqet e para të sundimtarëve Selçukë të Turqisë së sotme. Më në lidje gjendet qyteti i Kumit – qyteti i medreseve – i cili është i njohur për punimin e tapetëve, më pas vjen Kashhani dhe Isfahani.

- Në Isfahan ndodhen ndërtesat e Nizamulmulk, të mbetura nga periudha e selçukëve, xhamia e bërë që prej kohës së Timurit të Madh, Mesxhidi Xhuma dhe lagjet përreth kësaj xhamie. Më parë mbante emrin Mesxhidi i Shahut (perandorit), sot mban emrin Xhuma.

- Në Isfahan është gjithashtu e rëndësishme të vizitoni Xhaminë Molla Lutfi, gjithashtu edhe Baba Alin, Porta Ali dhe Çelh Sutun. Të gjitha këto ndërtesa janë të mbedhura pranë njëra-tjetrës në sheshin e madh që mban emrin Naksh-i Xhihan. Ky shesh, jo vetëm që është sheshi më i madh prej qyteteve islamike, në kohën kur është ndërtuar në shek. XVII, në Evropë gjendeshin pak sheshe që mund ta konkurronin.

- Pazari i mbyllur i Isfahanit është i pasuruar me tekstil, lëndë të parë, qilime dhe tapetë e shumë gjëra të tjera. Prej disa vitesh tashmë, edhe restorandet i janë rikthyer menuve me shije tradicionale. Sigurisht urat e Isfahanit janë më të rëndësishmet ndër të gjitha. Bashkëngjitur duhet të jenë në program edhe Shirazi dhe Perspolis të pandara, gjithashtu jashtë programit nuk duhet lënë as qyteti Jazdi.

NUK LEJOHEN GRADAÇELAT BRENDA QYTETIT

bukuria këtu ka fituar një formë të ligjit të përgjithshëm. Askush nuk mund të prekë siluetën e bukurisë së qytetit të Yezdit, një herë tentuan të ngrinin një gradaçelë në Isfahan, por vendosën që ta prishinin atë që në themele dhe që atëherë nuk është lejuar më asnjëherë të ndërtohet ndonjë gradaçelë tjetër. Ndërsa përrreth qytetit ka gradaçela, por askush nuk ndihet i shqetësuar; në Isfahan ka një lëvizshmëri të konsiderueshme, megjithatë askush nuk hap dyqane në vend e pa vend. Nëpër programet e turistëve gjenden vizita sa të kishave, po aq edhe të kishave dhe tempujve të adhuruesve të zjarrit. Kur vjen puna për art, qëndrimet ndryshojnë dhe zbuten.

Burimi: Hürriyet