Rezistenca e ka njërin sy tek lindja, tjetrin sy tek Halepi
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah, në një takim që ka zhvilluar me komandantët e zonave të Libanit lindor dhe të Sirisë ka bërë me dije se Rezistenca është e gatshme përball çdo situate të mundshme.
ML- Sipas një lajmi të botuar në gazetën Es-Sefir, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah, në takimin që është zhvilluar në javën që lamë pas, duke vënë në dukje se, strategjia e Rezistencës në periudhën në vazhdim, në lindje të Libanit është e fokusuar tek Izraeli, ndërsa në Siri është e fokusuar tek tekfirxhinjtë është shprehur “njërin sy e kemi në lidje, tjetrin në Halep”.
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, i cili ka folur edhe për zhvillimet e fundit në territorin ushtarak dhe për qëndrimet e fuqive ndërkombëtare dhe rajonale në fushën politike, përsa i përket deklaratës së Presidentit Rexhep Tajjip Erdoganit, për dëshirën e tij për të falur namazin në xhaminë Emevi në Damask, është shprehur “Është e pamundur për Erdoganin që edhe të mund të falet në Halep.”
Nasrullah, i cili ka theksuar se konfliktet në rajon nuk kanë natyrë sektariste, është shprehur kështu “Edhe pse shumë njerëz mundohen ta paraqesin si një luftë Shii-Sunni, kjo luftë nuk është e këtillë, kjo luftë është kundër tekfirxhinjve që nuk njohin asnjë limit.”
Falenderime për Nasrullahun nga kryetari i bashkisë Haifa!
Ndërsa, nga ana tjetër pasi Avigdor Lieberman është emëruar si ministër i mbrojtjes në Izrael, tashmë flitet për një luftë të mundshme me Libanin, kryetari i bashkisë së qytetit të Haifas ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah, se në rastin e një lufte të re sulmet me raketa të përgatitura nga Haifa do të shkaktojnë efektin e një bombe bërthamore në Izrael.
Kryetari i bashkisë së Haifas, Yona Yahav ka falenderuar dje, në një program të trasmetuar në televizionet izraelite, Sekretarin e Përgjithshëm të Hzibullahut për këtë mesazh që ka dërguar.
Yona Yahav është shprehur kështu: “E konfiromoj deklaratën e Nasrullahut se nëse kapaciteti i raketave të Hizbullahut bashkohet me përmasat e amojakut që gjendet në Haifa do të krijonin efektet e një bombe nukleare. Nasrullahu ka prekur një temë tepër delikate. Unë e konfirmoj deklaratën e Nasrullahut, ai po thotë njëqind për qind të vërtetën. Ky kërcënim i tij i ka kujtuar popullit izraelit edhe njëherë për rrezikun që mbartin depot e amojakut.”
Burimi: Yakın Doğu Haber