Kulturë

Një kopje e Kur'anit do të përurohet në Tehran, të Iranit, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kur’anit

Një kopje e Kur’anit të Shenjtë  me madhësi 170 cm.  me 130 cm. do të përurohet në Ekspozitën  e 24 Ndërkombëtare të Kur’anit të Shenjtë në Tehranë në fund të këtij muaji.

Artisti iranian  Raeen Akbar Khanzadeh ka shpenzuar afër dy vjet për të bërë këtë  kopje, e cila përfshin të gjitha suret (kapitujt) e Kur'anit me caligrafi në dy faqe të mëdha prej argjendi.

Kur’ani  peshon rreth 80 kilogramë, tha Akbar Khanzadeh për Agjencisnë e Lajmeve IQNA News, duke theksuar se një kilogram ari është përdorur në këtë kopje të Kur'anit.

Ai tha se ka përfunduar dhe do të zbulohet, përurohet në një ceremoni në Ekspozitën Ndërkombëtare Kur'anore.

Akbar Khanzadeh ka bërë edhe kopjen më të vogël në botë të Kur’anit të  gdhendur në metal. 

Sikur kopja më e madhe e Kur’anit që përmban , ashtu edhe kopja më  e vogël e Kur’anit përmban të gjitha ajetet e Kur'anit të kaligrafuara në dy faqe argjendi me madhësi 12cm. me  16 cm.

Ai tha se të dy Kur’anët do të paraqitën, shfaqen së bashku në Ekspozitën Kur'anore.

Edicioni i 24 i Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur'anit në Teheran nisi të martën,  në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Drejt të Kuptuarit të Kur’anit është motoja e ngjarjes, e cila do të nisë zyrtarisht në ditën e 7 të qershorit dhe të vazhdojë deri në ditën e 23 të shenjtë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Expozita , e cila është mbajtur çdo vit në kryeqytetin e Iranit, në Teheran,   gjatë muajit të shenjtë Ramazan, ka seksione të shumta secila i dedikohet për një aktivitet të caktuar në lidhje me Kur’anin.  

Burimi: IQNA News