Presidenti Thaçi sot takon Papa Françeskun në Vatikan
president austriak, Heinz Fischer, i cili është në fund të mandatit të tij. Pas vizitës në Austri do të udhëtojë në Itali, ku do të takohet me Papa Françeskun.
Në anën tjetër, agjencia e Lajmeve austriake “APA” shkruan se Thaçi në këtë vizitë shtetërore, do të pritet pasdite rreth orës 14:30 nga presidenti austriak, Fischer në “Hofburg” në një takim pune.
“Kosova ka një rrugë të gjatë para vetës, megjithëkëtë, është në rrugë të mirë sa i takon rrugës së saj të integrimeve euroatlantike. Për këtë është optimist edhe presidenti Thaçi”, shkruan agjencia austriake.
Sipas “APA”, presidenti 48-vjeçar këtë e di më së miri, ngaqë vet ka luajtur një rol përcaktues në fillim të viteve të 90-ta në përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të arritur deri të pavarësia.