Iraku

ISIS është një fëmijë i plagosur i cili është krijuar në perëndim të Irakut

Rrjeti televiziv CNN në një analizë të tij ka shkruar:

Nuk duhet festuar shpejtë rënien e ISIS, për shkak se toka e errët dhe e helmuar që ka sjellë mijëra terroristë në Irak, nuk e ka humbur fertilitetin, ISIS është një i lindur i plagosur që është krijuar në perëndim të Irakut.

CNN të dielën në një analizë të shkruar nga korrespodenti Ben Wedeman, flet për origjinën e krijimit të grupit terroristë tekfirist ISIS në Irak dhe në Lindjen e Mesme në kohën e Sadamit dhe në periudhën e ashtuquajtur Pranvera Arabe.

Ben Wedeman shkruan: Para disa viteve që datojnë nga viti 1990, kur Sadam Hussejni ishte ende në pushtet në Irak, një zyrtar i Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Irakut më kishte ftuar në zyrën e tij për çaj.  Këto takime ishin për mbulime informacioni, mirëpo zemërimi i tij ndaj politikës së Amerikës dhe Perëndimit që ndiqte ndaj Irakut.

Ben Wedeman shkruan: Ky person më thoshte: Do të vij një brez i ri i irakianëve që nuk do të mund ta imagjinoni, ku ne gjenerata e vjetër akoma kemi kujtime pozitive për Perëndimin, mirëpo ata (gjenerata e re) do të kenë vetëm urrejtje dhe duhet t'i mbani mend fjalët e mia.

Korrespodenti i CNN thotë: Ky zyrtar ishte Udej Al Tai, ish drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit në qeverinë e Sadamit dhe ishte një person me përvojë dhe që fliste rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht dhe si duket fjalët e tij ishin tejet të thella.

 

Sanksionet ndaj Irakut

 

CNN në analizën e vetë në lidhje me rrënjët e ekstremizmit dhe shfaqjen e ISIS shkruan:

Sanksionet e OKB-ës  kundër Irakut pas pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990-të e shkatërruan vendin. Ditë më parë, Bob Corker, senator republikan i shtetit Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar Hillary Clinton për rritjen e grupit terrorist ISIS, ka thënë:

‘Nëse shikojmë vendimet e vitit 2011, e kuptojmë qartë se këto vendime ishin katastrofike dhe Hillary Clinton kishte rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai duke deklaruar se vendimet e Clinton-it kanë ndikuar për daljen në skenë të ISIS-it, ka thënë:

‘E vërteta është se Hillary Clinton kishte dëshmuar se vendimet e saj në politikën e jashtëm ishin të gabuara. Ajo në vitin 2011 ka marrë vendime që sot i kanë krijuar hapësirë grupit terrorist ISIS. Senatori republika ka shtuar:      Situata e sotme në Irak, Siri dhe Libi është produkt i gabimeve të politikës së jashtme të Clinton.

Bob Corker në vazhdim tha: Trump ka zhvilluar takime dhe biseda me persona si Baker dhe dr. Kissinger dhe me ekspertë të njohur të politikës së jashtme. Ai është duke kontaktuar  njerëz të mëdhenj dhe shpresoj se mund të ndryshojë pozicionin e vendit tonë. Trump tani ka hyrë në një fazë tjetër dhe po zhvillon biseda me persona të duhur.