Iraku

Auto bomba e ISIS-it në Qerbela, pesë të vdekur dhe 11 të plagosur

ISIS-i pohoi se një auto bombë në qytetin e shenjtë të Qerbelasë ka lënë pesë të vdekur dhe njëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur, njoftoi media të Irakut.

Incidenti ndodhi të martën në Qerbelanë  qendrore në afërsi të shtëpisë së Guvernatorit të Qerbelasë,  Akil el-Turaihi, njoftoi Agjencia e Lajmeve Irakut al-Maalomah.

Burime të Irakut thanë  se bomba shpërtheu  pesë kilometra larg nga Xhamia e Imam Hysejnit dhe vëllait të tij Hazrati Abbasit. 

Në një deklaratë, grupi Tekfirist Daesh (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Grupi terrorist tekfirist është duke bërë kërdi në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut që nga qershori i vitit 2014.

Shifrat e fundit të publikuara nga Misioni i Asistencës i Kombeve të Bashkuara për Irakun tregojnë një total prej 867 irakianëve u vranë dhe 1,459 të tjerë u plagosën në aktet e terrorizmit, dhunës dhe konfliktit të armatosur në muajin maj, 2016.  

Sipas misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i viktimave civile është 468. Dhuna, gjithashtu, mori jetën e 399 anëtarëve të forcave irakiane të sigurisë.

Një pjesë e madhe e viktimave është regjistruar në Bagdad, ku u  vranë 267 civilë.