Kulturë

Në qytetin Kum, Iran: Konferencë Ndërkombëtare mbi Doktrinën e Mehdizmit

Qyteti i Shenjtë Kum, në Iran,  organizoi Konferencën e 12-të Ndërkombëtare mbi Doktrinën e Mehdizmit (Mahdaviat) më 19-20 maj 2016.

Në këtë konferencë  ndërkombëtare morën pjesë studiues dhe mendimtarë nga vende të ndryshme, ku u diskutua, ndër të tjera, për profecitë në tri fetë  Abrahamike (Islami, Krishterimi dhe Judaizmi).

'Profecitë apokaliptike nga perspektiva e feve Abrahamike ishte tema kryesore e ngjarjes këtë vit.

Një numër i figurave të larta të seminarit të qytetit Kum, duke përfshirë Ajetullah Naser Makarem Shirazi dhe Ajetullah Xhafer Subhani iu drejtuan konferencës.

Pjesëmarrësit theksuan në deklaratën përfundimtare se besimi tek Shpëtimtari është një besim sublim ndër-fetarë që ka potenciale unike për të hapur horizonte të reja për njerëzimin sot.

Ky besim nuk është një nga mënyrat, por e vetmja mënyrë për botën për të dalë  nga errësira dhe përfundimi tragjik, theksuan ata.

Instituti e Ardhmja e Ndritur organizon çdo vit Ngjerjen Ndërkombëtare e cila zhvillohet ditën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban (sipas Kalendarit Hënor Hixhri), në ditëlindjen Imam Mehdiut (Zoti shpejtojë ardhjen e tij të lumtur), për të sjellë së bashku hulumtuesit në shkencat Mesianike, njofton faqja e Institutit në internet.

Vitin e kaluar, 88 studiues nga 54 vende morën pjesë në edicionin e 11-të të Konferencës Ndërkombëtare.

Burimi: IQNA News