Kulturë

Një kopje elegante e Kur’anit do të paraqitet në ekspozitën Ndërkombëtare Kur’anore në Teheran

Një kopje elegante e Kur'anit të Shenjtë  në kaligrafi e cila sapo është përfunduar në qytetin e qendror të Iranit, në Isfahan,do  të  paraqitet në Ekspozitën Ndërkombëtare Kur’anore në Teheran.

Vizitorët në edicionin e 24-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur’anit  do të ketë një rast për të parë një kopje të rrallë të Kur’anit, Librit të Shenjtë, kaligrafia dhe dekorimit e të të cilit mori 18 vjet për të përfunduar.

Në këtë Kur'an, e Suret  (Kapitujt) janë  kaligrafuar me një kualitet të lartë , janë shkruar me dorë me një letër me cilësi të lartë dhe janë të dekoruara.

Çdo faqe e librit është dekoruar me 175 Tazhib, ilustrime të veçanta.

Mbulesa e tij është punuar me argjend me më shumë se 1400 diamante.

Disa artistë të njohur, duke përfshirë mjeshtër të kaligrafisë  dhe mjeshtër të  tazhibit kanë kontribuar në krijimin e kësaj vepre të artit.

Kur’ani do të përurohet me një ceremoni në ditët e para të Ekspozitës Ndërkombëtare Kur'anore.

Ekspozita Ndërkombëtare Kur’anore do të hapet më 23 qershor dhe do të mbyllet më 28 qershor 2016,  në Xhaminë e Imam Humejnit (r.a.).

Ministria e Udhëzimit Islamik  e organizon këtë ngjarje për çdo vit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Burimi: IQNA News