İran

Ajetullah Lutfullah Safi Gulpaygan: Muslimanët Shia Sunni duhet të ndjekin nderin e Islamit.

Ajetullah Lutfullah Safi Gulpaygan
Ajetullah Lutfullah Safi Gulpaygan

Autoriteti i shquar fetar, juristi i njohur,  kritikoi masat ISIS-it, të cilat e kanë e përdhosur imazhin e  njohur të Islamit dhe kërkoi nga muslimanët shia dhe sunni  për të ndjekur nderin e Islamit.

Ajetullahu i Madh, Ajetullah Lutfullah Safi Gulpaygani, dijetar i lartë iranian, kërkoi  nga muslimanët shiitë dhe muslimanët sunnitë të lartësojnë  emrin e Islamit dhe të qëndrojnë  njëzëri kundër lëvizjeve armiqësore të cilat kanë dëmtuar popullaritetin e Islamit, njoftoi Agjencia e Lajmeve Takrib (TNA). 

Autoriteti i lartë fetar ka pranuar një grup të dijetarëve musliman sunnitë nga India dhe Indonezia dhe theksoi, Ne kërkojmë  të lartësojmë Islamin, qoftshin musliman shia apo musliman sunni; ne duhet të ngritemi për kërkesën tonë .

Ne jemi të nderuar që jemi anëtarë të Ummetit të nisur nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.), të besojnë në Zotin e Plotfuqishëm dhe të ndjekë stilin e jetës së Ehlul Bejtit, (a.s.), familjen e Pejgamberit të Islamit, vuri në dukje figura e shquar fetare.

Ai bëri thirrje për një qëndrim të unifikuar të muslimanëve nga të gjitha nacionalitetet kundër ISIS-it dhe e dënoi grupin terrorist për krimet ndaj fesë, duhet të përkrahim të shtypurit dhe të varfërit. 

Autoriteti i lartë fetar citoi ajetin 103 të sures Ali Imran nga Kur'ani i Shenjtë, ku thuhet:” Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur. Kur’an, 3:103)  Sot kjo është  domosdoshmëri, është domosshmëri uniteti  islamik dhe u bëri thirrje muslimanëve të qëndrojnë kundër atyre që janë në ndjekje të intrigave për ndarjen, përçarjen e muslimanëve.