Kryetari i Republikës Islamike të Iranit uron fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, dr. Hasan Ruhani, me rastin e fillimit të Muajit të bekuar muajit të Ramazanit, ka uruar liderët e shteteve muslimane.
Dr. Hasan Ruhani, Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, sot në mesazhe të veçanta, ka uruar udhëheqësit e shteteve muslimane me rastin e fillimit të Muajit të bekuar të Ramazanit, ku i bëri thirrje udhëheqësve muslimanë që me pjesëmarrje kolektive, ndjeshmëri dhe solidaritet të paraqesin fytyrën e vërtetë të Islamit fisnik, të dëshmojnë se Islami është kundër dhunës dhe ekstremizmit. Dr. Hasan Ruhani, duke ju drejtuar udhëheqësve të shteteve muslimane, ka thënë:
''Në këtë fazë të ndjeshme të historisë islame, ku në emër të Islamit po dërgohen imazhe të dhunshme, ku po kërcënohet trashëgimia historike, civilizuese dhe filozofike e Islamit, është e nevojshme një pjesëmarrje kolektive, solidare dhe humane, për të dërguar imazhin e vërtetë të Islamit fisnik si fe e paqes, miqësisë dhe e vëllazërisë për të gjithë njerëzit liridashës dhe paqedashës të botës.