Në Londër, Angli, u hap Qendra Kur'anore
Departamenti i Mësimet Islame i Kujdestarisë të Xhamisë së Hazreti Abbasit (a.s.) nisi një Qendër Kur'anore në kryeqytetin a Anglisë, në Londër.
Sipas faqes Al-Khafil, qendra do të ofrojë programe edukative-arsimore Kur'anore dhe studime-kërkime Kur'anore.
Ceremonia e hapjes u drejtua nga Shejh Ziaeddin Zubejdin, drejtor i Qendrës së Astanit për Shtypjen e Kur'anit, Interpretimin e Kur’anit dhe Shkencave Kur'anore.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre qendrave Kur'anore në promovimin e mësimeve Kur'anore në mesin e muslimanëve, veçanërisht tek të rinjtë.
Shejh Ziaeddin Zubejdin shpreson se Qendra Kur'anore do të bëhet një qendër e aktiviteteve Kur'anore në kryeqytetin britanik.
Kujdestaria e Xhamisë së Hazreti Abbasit (a.s.) ka themeluar qendra Kur'anore në disa qytete të Irakut dhe Qendra Kur’anore në Londër është e para qendër e nisur jashtë Irakut.
Burimi: IQNA News