Kulturë

Prof. e Universitetit të Vjenes: Mediat perëndimore janë duke e zgjeruar hendekun mes Shiitëve dhe Sunnitëve

Mediat perëndimore po përpiqen për të zgjeruar hendekun mes  muslimanëve shiitë  dhe muslimanëve sunnitë përmes propagandës negative, theksoi profesoresha në Universitetin e Vjenës.

Mendimtare fetare dhe profesoresh  në Universitetin e Vjenës, në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve Taqrib (ANT) gjatë një tubimi me titull Gruaja Muslimane dhe Familja, Aksi i Ndryshimeve Sociale, denoncoi  mediat perëndimore për përpjekjet e fuqishme me paramendim që synojnë të  përçajnë  vendet muslimane duke theksuar , Mediat Perëndimore përpiqen të zgjerojnë hendekun mes  muslimanëve shiitë  dhe muslimanëve  sunnitë  përmes propagandës negative.

Për shkak të propagandës të tillë, imazhi i vërtetë i Islamit është tparaqitur i çoroditur  në Perëndim, theksoi prof. e universitetit duke theksuar se  masa të tilla do të dëmtojë imazhin e vërtetë të Islamit Hyjnor. 

Ne bëjmë çmos për të ndryshuar pikëpamjet negative të Perëndimit ndaj fesë hyjnore të Islamit dhe në veçanti ndaj grave muslimane, theksoi mendimtar fetar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve mbi mësimet Islame, urdhërimet  dhe parimet, ne u ofrojmë të rinjve një pamje të re të femrave  muslimane që bien ndesh me pikëpamjet perëndimore në këtë drejtim, theksoi mendimtarja fetare.

Takimi  Gratë Muslimane dhe Familjare, Boshti i Ndryshimeve Sociale do të mbahet të hënën më 13 qershor 2016 në kryeqytetin e Iranit, në Teheran,  ku do të jenë të pranishme  femrat mendimtare. 

Vlen të përmendet se Kryetarja e Shoqatës  Botërore të Grave Muslimane,   Touba Kermani gjithashtu merr  pjesë në këtë ngjarje dhe do të mbajë  fjalimin mbi rolin e grave në shoqëritë Islame.